• |
ide | kryesore

Kërcënimet nga BE/ Rama luan me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në kulmin e presioneve të Bashkimit Europian kundër ndryshimit pëdhunshëm të Kodit Zgjedhor për ndalimin e koalicioneve, sinjalet që vijnë nga SHBA për Edi Ramën i përkasin një panorame krejt tjetër.

Lexo edhe: Ndryshimet e kodit/ BE shton presionin për zgjedhjet, Rama nuk dorëzohet

Ndërsa Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe eurodeputetët e PE i kërkojnë Ramës të ketë durim për opinionin e Komisionit të Venecias dhe të mos nxitojë me ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ambasadorja amerikane u fokusua në një çështje tjetër, atë të kthimit nga Siria të 4 fëmijëve dhe një gruaje që mbaheshin peng në kampin Al-Hol. Çlirimin e fëmijëve ambasadorja e quajti një akt të mrekullueshëm, ndërsa tha se shpresonte që të tjerë robër do të riatdhesoheshin.

Në fakt, ambasada amerikane e ka bërë të qartë më herët se ndryshimet në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor nuk i konsideron shkelje të marrëveshjes politike të 5 Qershorit. Ato janë ndryshime shtesë që bëhen para zgjedhjeve të 25 Prillit, sipas ambasadës. Megjithatë në 5 Qershor, ditën kur u arrit marrëveshja, ambasadorja amerikane ngulmoi se pakti politik mund të mos i kënaqë të gjitha palët, por duhej parë panorama e madhe, që kishte të bënte me çeljen e negociatave.

Lexo edhe:  Flet Yuri Kim: Pse ende mendoj që parlamenti nuk e shkeli “5 qeshorin”

Pikërisht për këtë, në ditën kur institucionet kryesore të BE po bëjnë thirrje njëzëri se Rama po i djeg negociatat, heshtja e ambasadës së SHBA e bën edhe më të dukshme ndarjen që ekziston me Bashkimin Europian.

Një tjetër sinjal se administrata aktuale në Departamentin e Shtetit ka zgjedhur ta mbyllë një sy ndaj “mëkateve” të Edi Ramës është dalja publike e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo në një video-konferencë në Forumin për Antisemitizmin këtë të mërkurë. Pompeo nuk u kursye të shprehë vlerësimet për Kuvendin e Shqipërisë, që kishte organizuar forumin kundër antisemitizmit.

“Është e udhës që ky forum zhvillohet nga Shqipëria, një mik i madh i SHBA-ve. Është nder për Shqipërinë dhe trashëgiminë e saj dhe par tolerancën e saj, ashtu siç reflektohet nga ky Kuvend që bashkon përpjekjet për të luftuar anti semitizmin” tha Pompeo

Në një vend si Shqipëria, ku antisemitizmi nuk ka ekzistuar kurrë, qoka për Ramën është e pastër. Për më tepër, vjen nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo. Ishte i njëjti që përshëndeti marrëveshjen e 5 Qershorit. Për ironi, e përgëzoi Kuvendin e Shqipërisë, një ditë para votimit që prish marrëveshjen e 5 Qershorit.

Shpërfillja e Bashkimit Europian është një nga karakteristikat më thelbësore të administratës Trump dhe duket se kryeministri Edi Rama po e shfrytëzon për të arritur fitoret e vogla të hileve para zgjedhjeve. Mbetet për t’u parë, sa gjatë do të mbijetojë me këtë lojë.©LAPSI.AL



9 Comments

  1. U premtua qe nje kompani amerikane do ndertonte nje hec te madh. Marreveshja u be. Mendoni se SHBA-ve i intereson gjendja e shqiptareve? Por ka dicka qe Rama nuk e ka llogaritur. Keto partite e vogla qe po formohen, nese krijojne nje aleance, dicka do marrin dhe do e marrin kryesisht nga elektorati i djathte qe nuk votoi me 25 qershor 2017. Nuk mendoj se Murrizi dhe Hajdari gezojne reputacion, por ka edhe figura te tjera qe do i japin shume pike koalicionit te djathte te partive te reja. Ketu hyn aritmetika elektorale dhe eshte e qarte se Rama do humbase me thelle se se sa po te lejonte koalicionet. Nese votat numrohen sic duhet, Topalli merr me shume se 20 mije vota ne rang kombetar dhe po te perfshihen edhe disa te tjere si Kulluri, E. Bushati e ndonje tjeter, keta marrin se paku 5 mandate. LSI me koalicionin e saj do i marre te pakten 25 mandate PD me te sajte do marre diku tek 60 mandate. Shto edhe ndonje mandat qe do marrin PBDNJ dhe ndonje parti e tjeter, i bie qe Rama maksimalisht te marre 45 mandate. Gjithmone nese do kete zgjedhje. Fatkeqesisht per Ramen, BE dhe USA nuk e njohen Lukashenkon dhe ky eshte nje precedent i rrezikshem per te nese zgjedhjet kontestohen

  2. cikli i PD ka përfunduar. “PD është e vetmja parti në Eurpoën Perëndimore, ose në civilizimin normal që ka gazetë të vetën, që sulmon për interesat e saj kundërshtarët. Mendo çfarë nuk është thënë për Azem Hajdarin në atë gazetë. Çfarë nuk është thënë për mua që e kam themeluar atë gazetë. Çfarë nuk është thënë për Gramoz Pashkon, hajdut, agjent etj. Partia Demokratike e ka mbyllur ciklin e vetë. Ajo duhet te ndahet, duhet të humbë identitetin e egërsisë së saj”

  3. Si do të luajë ka ik për lesh.Ska perëndi që e shpëton.Është lojë e rezikëshme sepse dhe sikur të mendojë që do ta ndihmojë Amerika ,ajo nuk mund të ndalë kundër për çitjanet e Ramës Europës!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *