• |
ide | kryesore

Kryeministri Rama: Shqiptarët i kanë mbrojtur hebrenjtë me jetën e tyre

-Instant, Lajme, Të fundit

Në fjalën e mbajtur në Forumin Ballkanik kundër Semitizmit, kryeministri Edi Rama ka thënë se shqiptarët i kanë mbrojtur me jetën e tyre hebrenjtë që erdhën në vendin tonë. Në forumin e mbajtur përmes “Skype”, kreu i qeverisë theksoi se të gjithë vendet duhet të luftojnë ekstremizmin për të ardhmen e përbashkët të popujve.


“ Unë përfaqësoj Shqipërinë, që është mishërim i mbrojtjes së hebrenjve dhe i luftës së ekstremizmit të dhunshëm, që ushqehet që urrejtja ndaj civilizimit hebre. Shqipëria e sheh Izraelin dhe civilizimin hebre si shtyllë të bashkëjetesës. Shqiptarët e kanë parë bashkësinë hebraike si dritën e syve. Hebrenjtë u kthyen në Shqipëri në gur të çmuar, shabati ishte garantuar me të drejtë me ligj. Shqiptarët rrezikuan jetën për të mbrojtur hebrenjtë, ishin myslimanë dhe të krishterë, duke i mbrojtur edhe me jetën e tyre. Ka histori të vëllezërve që kanë fshehur hebrenjtë dhe kanë shkuar në kampet e përqendrimit duke u shtirur sikur janë hebrenjtë që strehonin” tha kryeministri Rama. Në mbyllje të fjalës së tij kryeministri tha se antisemitizmi është një kërcënim real për të cilin duhet të angazhohen të gjithë shtetet.


3 Comments

  1. Pordhe me rigon, ik ore palle gomari se nuk pjerdh Shqiperine dhe aq me pak ty te flasesh per antisemitizmin, ehu ik ore gerdalla i dalur boje 🤮plak matuf i Surrelit🙈mashtrues ordiner mendon se e genjen Evropen dhe te tjeret me kesi pelivan lleqesh😂🤣kote e ke te ka dalur kallaisja heret ore matuf Surreli🤮

  2. Eshte e vertete qe ne luften e dyte boterore ne shqiperi nuk u pakesuan por u shtua numeri i hebrenjeve. Merite paten shqiptaret qe i strehuan por me teper duhet lavderuar qeverite “kuislinge” e “kuislinget” qe nuk denuan asnje qytetar shqiptar qe mbanin hebrejte ne shtepite e tyre. Jo vetem qe nuk denuan por nxoren urdhera e vendime qe krijuan kushte qe hebrejte te mos i dorzoheshin italianeve e gjermaneve. Ne kohen e komunizmit humanizmi i shqiptareve per njerezit e persekutuar pothuajse nuk ekzistoi fare. Shqiptaret nga frika u bene pale me reprezaljet e pushtetit komunist. Mendoj se nuk duhet te spekullojme me te ashtequajturin “humanizmin” e shqiptareve. Gjithashtu nuk duhet ta harojme historine e bukur te solidaritetit me hebrejte. Ti japim Çezarit ate qe i takon Çezarit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu