• |
ide | kryesore

Kulisat e Brukselit/ Pikat që mbajnë peng negociatat e Shqipërisë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ajo që është parathënë dhe paralajmëruar disa herë, për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia në rugën e integrimit rrezikon të bëhet vërtet realitet. Fqinjëve tanë mund t’u hapet drita jeshile që të zhvillojnë brenda këtij viti konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, ndërsa ne të na shtyhet, në rastin më të mirë për në shkurt marsin e vitit të ardhshëm. Ky vendim i cili do të merret më 10 nëntor, në takimin e Ministrave të çështjeve evropiane, në Këshillin e çështjeve të përgjithshme. Vendet anëtare të BE-s janë ende në debatet dhe diskutimet se si do të shkojë fati i Shqipërisë.

Por në këto tratativa, që tani për tani po zhvillohen në nivel ambasadorësh duket se për Shqipërinë rëndojnë dy pengesa kryesore, moskrijimi i Gjykatës Kushtetuese dhe gjithashtu liria e mediave dhe pretendimi, sidomos nga Hollanda për të marrë parasysh vendimet e Venecias për ligjin represiv kundër mediave.

Euronews ka zbuluar një dokument paraprak që ështëë ende në përpunim ku theksohet shprehimisht: “Këshilli i bën thirrje Shqipërisë të shënojë përparim urgjent mbi lirinë e shprehjes dhe për sigurinë e gazetarëve. Këshilli përsërit rëndësinë e ndryshimeve në ligjin e medias në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias”, thuhet në këtë draft. Gjithashtu mësohet se katër vendet më skeptike ndaj Shqipërisë mbeten Franca, Holanda, Spanja dhe Danimarka.

Kushtet e BE / Rama si kuzhinjer për budallenj

Ndërkohë, Gjermania deputetë të rëndësishëm të së cilës, që merren direkt me Shqipërinë dhe që kanë paralajmëruar se prishja e njëanëshme e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikonte të na stoponte, ende nuk e ka shprehur mendimin e saj.

Lidhur me frymën e skepticizmit që ekziston për Shqipërinë ka folur për mediat edhe deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari. Hajdari së bashku me Taulant Ballën kanë pasur një ballafaqim online me deputetë të Komisionit të Çështjeve Europiane të Parlamentit Hollandez. Ky ballafaqim i paraprin një debati që do të zhvillohet nga deputetët hollandezë në 3 nëntor lidhur me paketën e zgjerimit për Shqipërinë. “Holanda ka qenë një nga vendet që e ka futur problemin e ligjit të mediave në kushtet për Shqipërinë. Çështjet që kërkohen më së shumti nga Holanda janë ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta, i krimit të organizuar dhe trafiku i drogës në vendet e BE”, ka treguar Hajdari.

Në draftin paraprak të përpiluar nga ambasadorët e vendeve anëtare, më ekzaktësisht në pikën 2 të tij, që do t’i sugjerohet Këshillit të çështjeve të përgjithshme thuhet: “Shqipëria shënoi përparim të bindshëm dhe ndodhet pranë plotësimit të të gjitha kushteve që duhen përmbushur para mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare”. Por përfaqësuesit e Francës, Hollandës, Spanjës dhe Danimarkës janë për heqjen e epitetit të bindshëm nga drafti.

Duhet theksuar se ky diskutim është zhvilluar përpara se Komisioneri Europian për zgjerimin Varheli dhe zëdhënësja e BE-së ti bënin thirrje kryeministrit Rama (që kurë nuk ka pranuar të pohojë se BE i ka vënë kushte) të priste opinionin e Komisionit të Venecias përpara se të miratonte përfundimisht ndryshimet në kodin zgjedhor. “Ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të thellojnë më tej klimën e mosbesimit dhe polarizimit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021. Ato do të jenë joproduktive ndaj përpjekjeve për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit” shkroi sot ne Twitter Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David Mcallister.

Ndryshimet e kodit/ BE shton presionin për zgjedhjet, Rama nuk dorëzohet

Nuk dihet se sa do të ndikojnë në mbledhjen e 10 nëntorit refuzimi i Ramës për ta dëgjuar këshillën e tyre dhe se a do ti shtohet edhe kjo pikë dy pengesave të tjera të Shqipërisë, për të hapur realisht negociatat. Por një gjë mund të thuhet me siguri. Fryma e 5dri tanishme është që të mbetemi edhe prapa Maqedonisë e cila besohet se do ta zhvillojë brenda këtij viti, konferencën e parë ndërqeveritare me Brukselin.

©Lapsi.al



7 Comments

  1. Pederastet …skane as aq bole sa me e thon me goje qe dun me na pa vdek se “mysliman”
    Ti kishim pas ca si ezmer hajdarat ishim anetaresu me koh….se per hajdar mysliman ngordhin po e dun njiçik me ngjyre

  2. Rama ka.hallin e stela gugalles nuk inha shume k..i per europen. Ai e ka europen pasi ka xhepat plot me pare nje pjese te se cilave ja jep Stela nga inceneratori i qElbasanit.

    As u ha fare as rames as steles per europen

  3. E mbani mend mir se ky idioti gomari se bashku me dergucat qente qe i shkojne pas si votusn tre ligjet per nji pedofil me emrin Langaraq Filo

  4. Ne i kemi hapur negociatat, para disa vitesh.

    Tani do t’i mbyllim fare……. S’kishte xhiro hiç!

  5. Negociatat janë hapur prej kohësh. Rama me 40 hajdutët i festoi dhe shpërndau dekoratat. Tani , askush nuk e kupton përse bëhet fjalë. Duan të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut!? Po pse more? Nëse ishim duke ëndrruar, kur na u duk sikur u hapën, atëherë përse kushtet vinë duke u shtuar? Kishim 3 kushte, pastaj 5. Më vonë u bënë 7 a 8. Por tani kemi 15. E shikoni , pra se si i plotsojmë kushtet dhe këta na shtojnë të tjera. Rilindja e mjera! Le të presim , kur të vijë PRANVERA. Fajin e paska Evropa, se ne vetëm hashashi e kokaina na marrin hopa…

  6. Rama le ti mbaje ato tapa ne veshe, por do bente mire t’ja hiqnin ate shtupen e madhe qe ka ne prapanice se diarrete po i nxjerr nga goja.

  7. cikli i PD ka përfunduar. “PD është e vetmja parti në Eurpoën Perëndimore, ose në civilizimin normal që ka gazetë të vetën, që sulmon për interesat e saj kundërshtarët. Mendo çfarë nuk është thënë për Azem Hajdarin në atë gazetë. Çfarë nuk është thënë për mua që e kam themeluar atë gazetë. Çfarë nuk është thënë për Gramoz Pashkon, hajdut, agjent etj. Partia Demokratike e ka mbyllur ciklin e vetë. Ajo duhet te ndahet, duhet të humbë identitetin e egërsisë së saj”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *