• |
ide | kryesore

Lubonja: Partitë e reja ndihmojnë Ramën, do t’i blejë me oligarkë si Putini

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja është i mendimit se krijimi i partive politike të reja ndihmon Edi Ramën. Sipas tij, kryeministri hoqi edhe koalicionet, për shkak se do që të fitojë i vetëm.

“Edi Rama hoqi koalicionet, uli pragun në 1% për partitë reja, sepse kjo i leverdiste. Edhe nga hyrja në parlament e disa deputetëve që ishin nga opozita, fitoi Edi Rama. Këta të rinjtë do të dalin në fushatë dhe do shajnë të gjithë, duke thënë se ne jemi alternativa.

Gjykimi im është që Jozefina Topalli mund të marrë vota në Shkodër, por janë vota që i leverdisin Edi Ramës. Nuk i falet Jozefina Topallit që të bëjë PS-në dhe PD-në njësoj në fushatë elektorale”, – tha Lubonja në emisionin “Real Story”, në News24.

Sipas Lubonjës, Rama nuk lë të krijohen parti të reja, pasi i blen me oligarkët që ka. Ai e krahasoi situatën e Ramës me atë të Putinit në Rusi, duke thënë se ai i ka marrë të gjithë oligarkët dhe të gjitha pushtetet për vete.

“Rama, dhe jo Lulzim Basha, i ka marrë të gjithë oligarkët. Kur kishte ca oligarkë PD dhe ca PS, kur kishte Rama Tiranën me oligarkët e vet dhe kishte Berisha ca të tjerë, Shqipëria ishte më normale, më pak autoritare dhe më pak e korruptuar e më pak vidhej, seç vidhet tani. Tani këta të partive të reja thonë se ‘janë të gjithë njësoj dhe ne jemi ndryshe’.

Mua përvoja më ka treguar se gjëja e re që prisja unë nuk lindi për dy arsye, e para sepse duke e kapur Rama pushtetin, ka punuar shumë që të mos lindë asgjë e re. Po u bëre Putin, nuk lë të lindë gjë e re. Në këtë situatë ku jemi ne, nuk lind gjë e re, lindin vetëm kërpudha. Nuk mund të lindë më një gjë e re për 1 mijë arsye, që është e njëjtë me historinë e Putinit. Edi Rama nuk iu lë të fitoni dhe as të krijoni parti, se ato 10 oligarkët që ka do të të blejnë ty, e të gjithë partitë e reja”, – theksoi analisti. ©LAPSI.al



15 Comments

    1. “””” Edi Rama hoqi koalicionet, uli pragun në 1% për partitë reja, sepse kjo i leverdiste. Këta të rinjtë do të dalin në fushatë dhe do shajnë të gjithë, duke thënë se ne jemi alternativa.
      Gjykimi im është që Jozefina Topalli mund të marrë vota në Shkodër, por janë vota që i leverdisin Edi Ramës. “””””

      Anal-iste i thote vehtes ky ? .
      Nese do te veprohej ndryshe.. do ti leverdiste PDs dhe Bashes. Ndodhi keshtu sic po ndodh dhe eshte ne interes te PS dhe Rames.
      Nese degjon nje anal-ist te majte do te gjeje argumenta qe te shpjegoje se kjo qe beri Rama ishte verpim shume i mire.
      Keta anal-istat e vendosin vehten ne nje kamp apo nje tjeter politik . Ne kete menyre ata diskretitojne vehten. Perse duhet ti besoj une Lubonjes kur e ka thene troc qe eshte kundra Rames. Sa objektive jane anal-izat e tij ? Ai eshte i gatshem te beje anal-iza mbi cdo gje qe ben Rama dhe do te nxjerri ne ato anal-iza dicka negative , panvarsisht se cfare ben Rama.

  1. cikli i PD ka përfunduar. “PD është e vetmja parti në Eurpoën Perëndimore, ose në civilizimin normal që ka gazetë të vetën, që sulmon për interesat e saj kundërshtarët. Mendo çfarë nuk është thënë për Azem Hajdarin në atë gazetë. Çfarë nuk është thënë për mua që e kam themeluar atë gazetë. Çfarë nuk është thënë për Gramoz Pashkon, hajdut, agjent etj. Partia Demokratike e ka mbyllur ciklin e vetë. Ajo duhet te ndahet, duhet të humbë identitetin e egërsisë së saj”

    1. PD si parti ka firo votash vazhdimisht prej vitesh, vitin tjeter me shume mundesi si kalon 500 mije vota pa aleatet. Ka ngelur akoma me frymen karakteristike te eger te Berishes qe prej 91

      1. Berisha i eger?ky ndyresi se bashku me nexhin e ramizin mbajten ne pushtet kelyshet komuniste.i perfshine ne jeten politike e mbi te gjitha i pasuruan.ju komuniste,fare shkerdhate,duhet ti beni nje monumenti ndyresires berisha.ndersa ne demokratet nje mut te madh ne koke ketij bolsheviku…..

    2. Keshtu eshte kur ne vend te trurit ke thjesht dhjame komunistesh. Vazhdo me kete mendje sa te kesh fryme, mos e rruaj. Sa te kete njerez si ti majtas, aq me mire do rrojne krahu tjeter, se budallenj u duhen perballe

  2. Lubonja je ne kontradikt me veten, here i mallkon te dyja partite si te koruptuara, here ja qan hallin njeres. Ndaje mendjen jane parti zullmqare apo jo.

  3. O Lubonja nuk mund të vazhdosh me anatema për çdo krah politik duke treguar që unë jam më i miri.Si do të thuash ka një ndryshim midis dy krahëve.Pd dhe me gabimet që ka bërë smund të krahasohet me krahun tjetër dhe me zullumet që ka bërë.Tregou njëherë realist.Bandë ps bandë Pd.Jo mor zotëri.Tani këtë situatë realizmi i fjalës vlen shumë ndryshe zhbën shqiptarët të shpresojnë.

  4. Lubonja ka te drejte. Ne keto dite kuptohen Patozet, Jozefinat, Rudinat, etj. Duan ta mbajne Ramen me zor ne pushtet vetem per inat te Lulit. Turp e faqja e zeze per keta qe i duan mjerim edhe me te madh ketij vendi dhe kthim ne kohen e komunizmit. Por te gjithe keta do deshtojne, partite e reja zero hajer kane bere. Dhe keta nga emra me integritet, perfunduan ne koshin e debileve polike.

  5. Te semes shkofshin te gjitha partite o Fatoso megjithe ato e i mbeshtesin nga mbrapa per te vjedhur.

    😉

  6. Nese kisha nje fije respekti per znj.Jozefina tani nese eshte e vertete krijimi I nje partie te re, me zhgenjeve. Populli thote nuk flihet me mullixhiun per inat te ….

  7. ME KETO TEORI ABSURDE NA MORET NE QAFE KETU E 30 VJET O LUBO .
    PER INAT TE SIME VJERRE SHKO ME KE TE TAKOSH TE PARIN PUNA JOTE. NA FRYVE KOKEN PARA 8 VJETESH SE BERISHA ISHTE GOGOLI , NDERSA AI KOLEGU JOT I MBLODHI TE GJITHA QELBESIRAT ME NJE VEND KUNDRA BERISHES DHE }A NDODHI? IKEM NGA SHIU DHE RAME NE BRESHER DHE ACAR . LOBO , ME TEROITE E TUA JE PJESE E ZHULIT EDHE TI . TANI NE PO QAJME BERISHEN , NESER DO QAJME RAMEN . MOS NDOSHTA KA IKUR KOHA E BANDAVE ? MOS NDOSHTA DIFEKTI NUK JANE POLITIKANET POR RREGULLAT ABSURDE TE LOJES QE KRIJOJNE PERBINDESHA? KUSH TE GARANTON TY QE EDHE BASHA NUK DO BEHET NJEBERISH APO ME KEQ AKOMA NJE PALLOSH ME BRIRE? LUBO , DUHET KAPUR DEMI PER BRIRESH DHE JO NGA BISHTI . LUBO , MOS U BE PJESE E KRIMIT EDHE TI . U BERE NJEHERE ME BERISHEN KUNDRA NANOS , U BERE ME RAMEN KUNDRA BERISHES . PO TANI MOS KA ARDH KOHA TE JESH KUNDRA TE GJITHEVE DHE QE TE VENDOSEN RREGULLA PREÇIZE LOJE ? REFLEKTO O LUBO , REFLEKTO SE NA MORE NE QAFE DHE MOS U MERR ME JOZEFINEN, TOPALLIN APO MURRIZIN . NUK JANE ATA E QEQJA E KETIJ VENDI , E KEQJA JANE RAMA ,BASHA ,META DHE SIDOMOS RREGULLAT E LOJES QE JANE BERE PER TE PLOTESUAR QEJFETJ E KETYRE KURVAVE TE MESIPERME . LUBO TE DU FORT POR PO NA MERR AKOMA NE QAFE ME TEORITE E TUA TE SANJACIONIT . LUBO VEJE TRUNIN NE PUNE SE ME DUKLET TU PASKA NDRYSHK PAK . PRES PERGJIGJE PER PYETJEN SE KUSH ME GARANTON MUA QE EDHE BASHA NUK DO BEHET SI PALLOSHI I KRISTAQIT?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *