• |
ide | kryesore

Miliarderi Gates: Bota nuk do të kthehet më në normalitet edhe pas vaksinës së Covid-19

-Instant, Lajme, Planet



Miliarderi themelues i Microsoft, Bill Gates mendon se bota do të ketë vaksinën e parë në fillim të vitit 2021, por kjo nuk do të mjaftojë për t’u kthyer në normalitet. Fondacioni i tij, “The Bill & Melinda Gates Foundation” ka harxhuar miliarda dollarë në financimin e disa kompanive farmaceutike që po merren me prodhimin e vaksinës. Në një intervistë për mediat amerikane Gates ka thënë se vaksina pritet të mbërrijë më shpejt se ç’ishte parashikuar.

“Me pak fat në fillim të vitit 2021 do të kemi dy apo tre nga 6 vaksinat që janë në fazën e tretë të testimeve klinike në këtë moment.”, u shpreh Gates. Vaksinimi sipas miliarderit do të jetë tepër i vështirë edhe për shkak të teorive konspiracioniste që ekzistojnë për të.

Megjithatë, sipas Gates edhe pse pritet që mbi 70% e popullsisë të vaksinohet, për sa kohë që sëmundja të ekzistojë rreziku i riinfektimit do të jetë prezent.



1 Comment

  1. Nese keni probleme me kompjuterat,pyeteni dhe degjoni -keshillat e krijuesit te Mikrosoftit-Gejt,por per problee shendetesore,si dhe Covid-19,pyetni dhe degjoni,mjeket dhe vetem mjeket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *