• |
ide | kryesore

OBSH: Afro 3 milionë raste të reja me Covid-19 në një javë

-Instant, Lajme, Planet



Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se 2.8 milionë rastesh të reja me Covid-19 janë raportuar në mbarë botën, gjatë shtatë ditëve të fundit duke përfshirë 40,000 vdekje të reja. Agjencia shëndetësore e OKB-së thotë se Europa ka përqindjen më të madhe të rasteve të reja të njoftuara për të dytën javë radhazi me më shumë se 1.3 milionë raste, një rritje prej 33% krahasuar me javën e mëparshme. Shifrat tregojnë gjithashtu se rastet janë po ashtu në rritje në Amerikë, rajonin e Mesdheut Lindor dhe atë afrikan, ndërsa rënie vazhdon të raportohet në Azinë Juglindore. Rajoni i Paqësorit Perëndimor gjithashtu tregoi një rënie të lehtë të rasteve të reja dhe vdekjeve gjatë periudhës shtatë ditore.

OBSH-ja tha se vendet që raportuan numrin më të lartë të rasteve gjatë javës së kaluar janë India, Shtetet e Bashkuara, Franca, Brazili dhe Britania, të njëjtat vende si tre javë më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *