• |
ide | kryesore

Pas 5 vitesh lidhje, fejohen Gwen Stefani dhe Blake Shelton (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Blake Shelton dhe Gwen Stefani njoftuan se janë zyrtarisht të fejuar.

Në profilin e tij, Shelton shkroi: “Gwen Stefani, faleminderit që më shpëtove vitin 2020…dhe pjesën tjetër të jetës sime. Dëgjova një PO!”  Të dy trajnerët e The Voice u takuan në spektaklin muzikor në vitin 2015 dhe më pas miqësia e tyre u shndërrua në marrëdhënie romantike. Ata njoftuan lidhjen në nëntor të vitit 2015.

“Kanë qenë shumë njerëz që më kanë ndihmuar në këtë tragjedi”, tha Gwen në vitin 2015 referuar divorcit me ish-bashkëshortin Gavin Rossdale. “Ka pasur padyshim njerëz kyç që më kanë treguar drejtimin e duhur. Blake më ka ndihmuar vërtet.”

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *