• |
ide | kryesore

Pas 6 vitesh mungesë Cameron Diaz flet për rikthimin në kinema

-Instant, Paparazzi, Slider



Cameron Diaz nuk ka aktruar më që prej vitit 2014.Ylli i kinematografisë, 48-vjeçe, mirëpriti fëmijën e saj të parë, vajzën e saj Raddix, në dhjetor të 2019-ës, me bashkëshortin Benji Madden. Ajo u shpreh se të qenit një mama, e ka bërë atë me të lumtur se çdo herë tjetër.Cameron ishte e ftuar në serinë e ‘No Filter’ në YouTube, të modeles Naomi, ku foli rreth vendimit të saj për t’u larguar nga karriera, jashtëzakonisht e suksesshme e aktrimit, gjashtë vjet më parë.E pyetur nga Naomi nëse e konsideronte një rikthim në aktrim, aktorja këmbënguli se nuk e kishte përjashtuar asnjëherë këtë fakt, duke thënë me humor: ‘Unë do të kthehem dhe njerëzve do t’ju duket sikur do të jetë një aktore e re nga më të vjetërat në skenë! … Kurrë mos thuaj kurrë.”Cameron luajti së fundmi së bashku me Jamie Foxx dhe Rose Byrne një film me metrazh në vitin 2014, të muzikantit Annie në Broadway.
Dhe ndërkohë pas këtij viti, ajo është përqendruar në marrëdhënien e saj me bashkëshortin prej pesë vjetësh, Benji, i grupit Good Charlotte.Një tjetër prej projekteve të saj të fundit, ka qenë marka e saj e suksesshme e verës Avaline.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *