• |
ide | kryesore

Propozimi i Kryemadhit për rrogat naftëtarëve në Ballsh: Qeveria të mos marrë taksën e naftës për 3 ditë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me banorët e qytetit të Fierit ka prekur temën e taksës së naftëve për vendin tonë.

Kryemadhi i ka kërkuar qeverisë që për 3 ditë të mos e mbledhë taksën, por t’ua japë grevistëve si mundësi për shlyerjen e rrogave të prapambetura.

“Do t’i kërkoja qeverisë që me këtë çmim të lartë takes që ka nafta, më shumë se Maqedonia në lëkë për litër, do t’i kërkoja që për 3 ditë të mos i merrte taksat e naftës, por t’ua jepte naftëtarëve të Ballshit. Vetëm në ditë qeveria fiton 3 milion euro nga nafta që shqiptarët konsumojnë në punët e tyre dhe jetën e përditshme.

3 ditë t’ja uli çmimin naftës për fermerët, për shqiptarët që përdorin mjete automobilistike dhe të mendojë 3 ditë për naftëtarët e Ballshit që janë prej ditësh në grevën e urisë”, është shprehur Kryemadhi.

Sakaq kryetarja e LSI u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të lirë në zgjedhjet e 25 prillit për të votuar këdo forcë politike që i përfaqëson ata.



1 Comment

  1. Do dme thene kjo po na thote qe qeveria te mos i kaloje tek buxheti i sak taksat tona, por qe taksat tona tua jape “naftetareve”..do me thene kjo na thote qe prape taksat tona do t’ua japim qylaxhinjve ..Keta “politikanet” e majte jane kokrra e populistit hajdut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *