• |
ide | kryesore

Rama grevistëve të Ballshit: E pamundur të ulemi bashkë me presione

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar sërish naftëtareve të Ballshit që të diskutojnë për zgjidhjen e problemit të tyre duke dalë nga greva e urisë.

Në një status në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se e ka të pamundur të dialgojë me presione dhe ultimatume.

“Të dashura greviste të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume! Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria”, shkruan Rama.

Ai thotë se po punojnë për të gjetur investitorë seriozë në mënyrë që të fillojë puna në rafineri.

“Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë! Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s’pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin!”, shkruan Rama.



4 Comments

  1. Te ulesh me ty eshte fatkeqesi personale dhe, mbi te gjitha, fatkeqesi dhe tradhti kombetare(ne rast se e di c’eshte kombi e atdheu, o kripto-komunist bolshevik internacionalist!)

  2. Ti o kristaqqiri je nje kar bythkuq qe eshte turp te jesh atje ku je kemi pare njeres qe duan te bejen vete vrasje dhe shteti merr masa tu shpetoj jeten ti o tope e plakur pse nuk Ben punen tende si shtet Jo si edvin meqe qe ke shume kokfort zotrote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *