• |
ide | kryesore

Rama i përmendi kompetencat/ Përgjigjet Presidenca: Bën mirë të lexosh Kushtetutën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Presidenca-1.jpg



Presidenca i është përgjigjur kryeministrit Rama pasi ky i fundit reagoi ashpër ndaj letrës së Ilir Metës me 11 pyetje lidhur me situatën e COVID-19.
Rama tha se Meta s’ka kompetenca të kërkojë llogari nga Ministria e Shëndetësisë.

Lexo më tej: Meta i nis letër me shqetësimet për koronavirusin, Rama përgjigjet ashpër 

Por zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka nxjerrë dy nene, saktësisht nenin 23 pika 2 dhe neni 93 gërma H.

Ai shkruan se Rama duhet të lexojë me vëmendje Kushtetutën teksa Meta pret me padurim përgjigjie.

Reagimi 
Shumë i shqetësuar nga përkeqësimi i dukshëm i situatës së pandemisë COVID-19, me shtim të numrin të personave të infektuar, e fatkeqësisht me rritje edhe të numrit të qytetarëve që kanë humbur jetën, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, sikundër u bë sot publike, i është drejtuar me një letër zyrtare ministres së Shëndetësisë, Kryeministrit ende në detyrë dhe Kryetarit të Kuvendit, në respekt edhe të Kushtetutës:
? NENI 23, PIKA 2
“Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore”

? NENI 93, GËRMA “H”
Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:
h) kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre.
Kryeministri ende në detyrë, së pari bën mirë të lexojë me kujdes të vetmen Kushtetutë që ekziston në Republikën e Shqipërisë.
Së dyti i kujtojmë se është dekretuar për të qenë edhe ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, dhe jo ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Presidenti Meta ka bërë gjithçka, brenda kompetencave që i jep Kushtetuta dhe ligji, për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19 dhe i kujtojmë Kryeministrit ende në detyrë se edhe ai vetë e ka falenderuar publikisht për këtë.
Presidenti Meta pret me shumë durim përgjigje për të gjitha pyetjet e adresuara sot ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Sikundër është në pritje, në vijim edhe të komunikimit të drejtpërdrejtë që ka patur me znj.Manastirliu, për të sjellë propozime për vlerësimin e figurave të shquara të mjekëve e infermierëve me kontribut të vyer në luftën kundër COVID-19.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *