• |
ide | kryesore

Reagon Ronaldo pasi doli pozitiv me Covid-19 për herë të tretë

-Instant, Paparazzi, Slider



Pasi doli pozitiv edhe në testin e 3 dhe humbi ndeshjen përballë Messit mbrëmjen e sotme, Cristiano Ronaldo ka reagur pak minuta më parë në rrjetet sociale. Ai ka postuar një foto nga shtëpia ku është izoluar, duke na siguruar se gëzon shëndet të plotë teksa ka inkurajuar shokët e skuadrës për përballjen e sotme me Barcelonën. Ndihem mirë dhe i shëndetshëm. Forca Juve! Kujtojmë që Ronaldo është jashtë fushave që nga data 13 tetor dhe mungoi në përplasjen e Portugalisë me Suedinë dhe gjithashtu nuk ishte as në ndeshjen e Juventus ndaj Dinamo Kiev. nLajmi për infektimin e Ronaldos, në funksion të ndeshjeve të ardhshme të kampionatit dhe mbi të gjitha për debutimin në Champions League ka ngritur një kambanë alarmi në dhomat e zhveshjes së Andrea Pirlo dhe ka irrituar drejtuesit e Juventusit. Klubi i Andrea Agnelli, përveç shqetësimit për shëndetin e tij, ka frikë nga pasojat ligjore pas vendimit të CR7 për të mos dëgjuar këshillat e marra nga lart. Pasi dy persona në kontakt me ekipin u prekën nga Covid-19, presidenti i Juventusit në fakt u kishte kërkuar të gjithë lojtarëve të tij që të mos iu përgjigjen thirrjeve ndërkombëtare. Por, Ronaldo u largua për në Portugali për të luajtur ndeshjet e Ligës së Kombeve. Së fundmi, ministri për Sportin Vincenzo Spadafora ka thënë se Ronaldo ka shkelur protokollin e COVID-19 dhe se për të po zhvillohet një hetim.

“Në dalje, Ronaldo nuk e respektoi protokollin.Tani për tani, ne nuk kemi ndërmend të ndalojmë futbollin profesionist, por Seria A vendosi vetë një protokoll dhe më pas nuk e respektoi atë. Virusi po na frikëson të gjithëve, andaj rregullat duhet të respektohen nga të gjithë.Cristiano nuk e ka respektuar protokollin dhe po zhvillohet një hetim për këtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *