• |
ide | kryesore

Rekord infeksionesh me koronavirus në Gjermani, Merkel kërkon mbylljen e vendit

-Instant, Arkiva, Planet



Gjermania ka regjistruar rreth 15 000 infeksione të reja me koronavirus gjatë një periudhe 24-orëshe, sipas institutit “Robert Koch” duke shënuar rritjen më të lartë ditore të vendit që nga fillimi i pandemisë.

Kjo e çon numrin e përgjithshëm të rasteve deri tani në 449 275 dhe të të vdekurve në 10 098. Situata e krijuar ka detyruar kancelaren Merkel të kërkojë një bllokim të lehtë të vendit duke filluar nga 4 nëntori dhe për të tërë muajin.

Sipas një dokumenti, qeveria po bën presion për mbylljen e bareve dhe restoranteve nga 4 nëntori deri në fund të muajit, me përjashtime për ushqimin e gatshëm. Sipas planeve, tubimet në publik do të jenë të kufizuara në anëtarët e vetëm dy familjeve dhe turizmi i brendshëm do të ndalohet gjerësisht.

Merkel është planifikuar të zhvillojë video-bisedime me kryeministrat e 16 landeve, sot pasdite vonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *