• |
ide | kryesore

“Shuma të majme në këmbim të një pune”/ Arrestohet 70-vjeçari që mashtronte qytetarët e Ballshit

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 70-vjeçar është arrestuar në Mallakastër pasi ka mashtruar shumë qytetarë të Ballshit duke i thënë se do i punësonte në këmbim të një shume parash. 70-vjeçari me orgjinë nga Kruja prezantohej si menaxher i një firme për ndërtimin e rrugëve dhe gënjente qytetarë të ndryshëm duke iu marrë shuma të konsiderueshme, me premtimin se do t’i punësonte në firmën e ndërtimit. Gjatë kontrollit i janë sekuestruar dokumente, deklarata noteriale dhe një shumë parash.

Nga informacionet e policisë mësohet se mashtrimi ka vijuar nga data 23.10.2020 deri më datë 27.10.2020.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *