• |
ide | kryesore

Skadoi afati/ Media greke presion Shqipërisë: Tirana “varrosi” Kacifasin

-Instant, Lajme, Të fundit



Sot bëhen dy vite nga vrasja e Kostandin Kacifas dhe sipas medias greke “Prothothema” pikërisht sot skadon edhe afati 2-vjeçar i parashikuar nga ligji shqiptar për hetimin gjyqësor. Media greke “Prothothema” i ka kushtuar një artikull Kostandin Kacifas në 2-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta ku thuhet se Athina zyrtare i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur përfundimin e procesit Shqipërisë. Sipas informacioneve të “Prothothema”-s shtatorin e kaluar kryeministri grek i ka kërkuar homologut të tij shqiptar Edi Rama përfundimin e shpejtë të procedurave dhe daljen në një përfundim mbi vrasjen e Kacifas. Media greke shkon deri aty sa të thotë se Rama ka kërkuar dorëheqjen e prokurorëve që kishin në dorë çështjen për të çuar në pushimin e saj. Avokati i familjes së Katsifas, Efthymios Navridis deklaron se nëse çështja përfundon në dosje atëherë do të ankohen në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

“Prokuroria shqiptare nuk ka nxjerrë asgjë në dritë dhe tani mundësia e përfshirjes së çështjes në dosje është e dukshme. Lëvizja tjetër do të jetë ankesa e familjes në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut duke kërkuar fajtorët e vrasjes së fëmijës së tyre”, shprehet avokati.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *