• |
ide | kryesore

Trump flet sërish për dialogun Kosovë-Serbi: Ndalëm luftën 400 vjeçare

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump sërish ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë. Në një tubim që ka mbajtur në Nebraska, teksa ishte duke folur për nominimin për çmimin Nobel Trump është shprehur edhe për ndërmjetësimin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi. Trump tha se ka ndalur luftën 400 vjeçare mes të dyja vendeve duke theksuar se dy muaj më parë të dy palët ajo kosovare dhe ajo serbe ishin në zyrën e tij duke puthur e përqafuar njëri tjetrin.

“Unë jam nominuar për tri çmime Nobel, a mund ta besoni? Mes Kosovës dhe Serbisë, bëmë një marrëveshje për normalizimin ekonomik. Ata kanë qenë duke luftuar dhe duke vrarë njëri-tjetrin për shumë dekada. U thashë se nuk do të bënim asnjë biznes me ta nëse nuk ndalonin së luftuari. Dhe e dini çfarë? U deshën vetëm 20 minuta për të firmosur marrëveshjen. Mendoj që po luftoheshin që prej 400 vjetësh, ishin duke luftuar për shumë kohë”, tha Trump.



2 Comments

  1. Dmth vetem 20 minuta tu deshen dhe Dulla koti e vuri firmen (se per Vucicin ishte nder patriotik te firmosete ate marreveshje, skishte nevoje per presion)? O Tramp, ste hyne ne pune keto keqperdorime fushate te asaj marreveshje se e lave e shpelave 100 here deri tani. Mua si shqiptar duhet te me interesoje, ne fakt duhet te me tmerroje, ai 20 minuteshi. Nqs per 20 min Dulla koti tentoi(krim ne tentative-se normal qe nuk behet realitet) te ndaj Ujmanin, po sikur, larg qofte, te fitosh prape, per 30 Min Dulla koti te krijoje super Zajednice, ti jap 20% te Trepces serbeve, etj etj? Kjo me intereson mua, prandaj dhe i gezohem humbjes tende. Dhe kur kam edhe 100 arsye te tjera qe ti gezohem fitores se Biden ,atehere mendoje pak cfare feste do jete me 4 Nentor. Te gjithe shqiptaret, ne Tirane, Prishtine, Shkup, New Yourk,ne sheh me 4 Nentor

    1. Dhe me 4 Nentor te tregohemi te zgjut.Ne sheh, por me flamuj Amerikan, dhe portrete te Biden bashke me portetet e Klinton, Bush, Dole, qe te shohin amerikanet qe nuk jemi kunder nje partie, por kunder nje individi,perndryshe serbet do e shfrytezonin festen tone, duke lobu tek republikanet kundrejt nesh. Duhet ta bejme shume te qarte qe skemi asgje kunder Republikaneve, aq me teper qe krahas Clinton-Allbright,perkrahesit e tjere me te medhenj kane ardhur nga Republikanet (Bushet, Mccain,Dole etj)..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *