• |
ide | kryesore

Vatër e re infektimi brenda burgut të Beratit, dy specialistë “pozitiv” me Covid-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Covid-19 është futur brenda ambienteve të burgut të Beratit. Dy punonjës të zyrës së Informacionit kanë rezultuar sot “pozitiv” me koronavirus. Përgjigjet e dy punonjësve të burgut, ndonëse ishin karantinuar ditë më parë, kanë mbërritur “pozitive” mëngjesin e sotëm pranë këtij institucioni. Menjëherë pas konfirmimit të këtyre dy rasteve pozitive, mjekët epidemiologë janë duke kryer gjurmimin e rasteve të tyre të kontaktit brenda ambienteve të IEPV-së Berat.

Punonjësit e tjerë të zyrës së Informacionit janë karantinuar dhe i janë nënshtruar tamponit, ndërkohë që tamponimit do t’i nënshtrohet në ditët në vijim i gjithë stafi i burgut, duke përfshirë jo vetëm administratën por edhe gardianët. Drejtoria e Higjienës ka kryer dezinfektimin e ambienteve të brendshme të IEPV Berat dhe mbylljen e disa sektorëve brenda burgut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *