• |
ide | kryesore

Video/ “Mos ia paso topin Vinicius, luan kundër nesh”: Benzema organizon lojtarët kundër brazilianit

-Instant, Sport, Video



Barazimi kundër Borussia Mönchengladbach e kriza që po kalon skuadra nën udhëheqjen e Zinedine Zidane, të varur në një fije, e bëjnë Real Madrid një minë gati të shpërthejë. Ndoshta për këtë shkak tensionet brenda skuadrës janë rritur, aq sa tashmë ka plasur skandali, për shkak të një video që tregon një bisedë të turpshme mes Benzema e Mendy në tunelin e dhomave të zhveshjes, mes pjesës së parë e të dytë.

Sipas shumë mediave iberike, sulmuesi francez i ka thënë shokut të skuadrës: “Mos ia paso topin Vinicius, të betohem për nënën time, luan kundër nesh”. Nëse gjithcka konfirmohet do të ishte një bombë që do të shpërthente duke shkundur gjithë botën blancos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *