• |
ide | kryesore

Basha: Shqipëria renditet e fundit në Europë për numrin e testimeve, në statistika fshihet e vërteta

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha në bashkëbisedimin me gazetarët u shpreh se statistikat e publikuara për situatën e përhapjes së pandemisë COVID-19 në Shqipëri nuk paraqesin realitetin.

“Dënoj maskaradën që po zhvillohet në parlament, ku mininistria e Shëndetësisë po mundohet të mbulojë me shoshë dështimin e ramës me codiv-19. Sot kemi 493 të vdekur, kjo sipas statistikave zyrtare, që sic e dini nuk shfaqin të vërtetën. Jam në dijeni të disa rasteve të personave të vdekur me COVID, që kurrë u raportuan si të tillë. Kjo, me qëllim që të gënjejnë për numrin e viktimave, e njëjta vlen edhe për të prekurit.

Kur dikush ka simptoma e kërkon të bëjë testin i duhet të presë për 6 ditë e për 3 – 4 ditë për përgjigjen. Pra nga momenti i simptomave kalojnë 6 ditë, e tre ditë për përgjigjen. Në këtë mënyrë numri i të prekurve mbahet artificialisht i ulët po edhe përhapja e infeksionit mbahet i fshehtë. Arsyeja? Se Rama ka humbur kontrollin e menaxhimit.

Mos marrja e masave, gënjehet me papërgjegjshmëri kriminale. Janë përgjegjës për numrin më të ulët të testimeve. Sot me siguri numri në rritje i infeksioneve është në masë të madhe për shkak të Ramës dhe dështimit të qëllimshëm për menaxhimin e pandemisë. Nëse do bliheshin me shumë teste, nuk do pritej 6 ditë për tamponin infeksioni do kontrollohej. E lehtë të fshihehsh pas maskës”, tha Basha.

Kryeetari i PD shtoi Shqipëria renditet e fundit në Europë për numrin e testimeve.

“Vetëm dje, nga theasari i janë dhënë 565 mijë euro mafias së plehrave. Kjo shumë parash ëahtë baraz me 14 mijë tamponë. Gjithë qyteti i Durrësit me 15 tamponë në dispozicion, 60 kërkesa për testim. Shqipëria renditet e fundit në Europë për numrin e testimeve”, tha kryetari i Partisë Demokratike.

 

 



2 Comments

  1. NUK NA THE GJE TE RE . KETU KA 75 VJET QE GENJEHET SI NE HARADOZ . DALLIMI I VETEM ESHTE SE KY PALLOSHI GENJESHTREN E BERI SHOQEN TONE ME TE NGUSHT TE JETES .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *