• |
ide | kryesore

Bashkimi Europian dhe SHBA-ja dënojnë sulmin në Nicë

-Instant, Lajme, Planet



Udhëheqësit e Bashkimit Europian kanë dënuar sulmet e fundit në Francë duke i kërkuar botës “të punojë drejt dialogut dhe mirëkuptimit midis komuniteteve dhe feve, në vend të ndarjes”. Në një deklaratë të lëshuar nga shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel, 27 udhëheqësit, shprehën solidaritet me Francën.

Kjo komunikatë erdhi pas ngjarjes së rëndë ku tre persona kanë vdekur në një sulm me thikë në qytetin francez, Nicë, ka thënë policia. I dyshuari është ndaluar pak pas sulmit. Kryetari i Nicës, Christian Estrosi ka thënë se i dyshuari i sulmit, ka bërtitur “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi) edhe pasi është arrestuar nga policia. Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Franca ishte e ekspozuar ndaj një sulmi terrorist islamik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *