• |
ide | kryesore

Burim kriminal/ Sekuestrohen 300 mijë euro pasuri në Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Policia



Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 300.000 euro, që dyshohen se janë ngritur me pastrim parash në Vlorë.

Çfarë thotë policia 

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vitin 2017 kanë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, materialet në ngarkim të shtetasit J. Xh., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në vijim të veprimeve, pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë si më poshtë:

* 2 Njësi shërbimi me sipërfaqe 56 m2, dhe 18 m2, në Vlorë.
* 3 apartament banimi, 2 në Vlorë dhe 1 në Tiranë.
* 1 automjet i markës “Renault”.

Shuma e sekuestrimit kap vlerën e 300.000 euro sipas çmimit të tregut.

Ky shtetas ka qenë i dënuar në Greqi, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e kësaj veprimtarive të paligjshme.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *