• |
ide | kryesore

Celine Dion, në ekran si aktore

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja e famshme në angazhimin e saj si aktore do ta ketë mundësinë të bashkëpunojë me Sam Heughan dhe Priyanka Chopra.

Filmi në fjalë është një ribërje e realizimit gjerman, “SMS Fur Dich”, që është bazuar në librin e Sofie Cramer. Ngjarja sjell tregimin për një femër, e cila pas vdekjes tragjike të bashkëshortit vazhdon t’i dërgojë mesazhe në numrin e tij.

Në vazhdim, ajo e kupton se atë numër e shfrytëzon një mashkull, i cili jeton në një pjesë tjetër të qytetin dhe po ashtu është i pafat në dashuri. Për regjinë e kësaj drame është angazhuar Jim Strouse, ndërsa në produksioni janë Basil Iwanyk, Erica Lee dhe Esther Hornstei.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *