• |
ide | kryesore

Deklarata e fortë e Bashës: Rama ka përgjegjësi për humbjen e jetëve të pacientëve me COVID-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se kryeministri Edi Rama po i lë pacientët me COVID-19 të vdesin trotuareve.

Sipas Bashës, Rama ka përgjegjësi morale dhe ligjore për çdo jetë të humbur nga virusi i rëndë.

“As mashtrimet e Ramës, as të Manastirliut, realiteti në të gjithë vendin është se ka nevojë për tamponë. Numri i testeve për banorë te ne është më i ulëti në rajon. Ne bëjmë 1 test për 25 banorë, më keq nga të gjithë. Ky është terrorizëm shtetëror. Rama është në krye të një terrorizmi shtetëror. Ka të paktën një javë që nuk ka vaksina. Sipas raportimit të mjekëve, situata është e njëjtë në të gjithë Shqipërinë. Rama e ka ndarë mendjen që këtu të bëhet kërdia, ndërkohë që bëhet gati të ikë. Pra, të batërdisë buxhetin, të lërë pacientët të vdesin trotuareve. Jeta e humbur e këtyre pacientëve është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Edi Ramës, përgjegjësi morale e ligjore. Ky është shpërdorimi më i tmerrshëm që mund të bëjë një kryeministër.

Prej pesë javësh e kemi paralajmëruar të marrë masat e duhura dhe nuk ka bërë asgjë. Prej 4 javësh i kërkoj të rimbursojë paketën e ilaçeve për trajtimin e covid, por asnjë hap nuk ka ndërmarrë. S’ka asnjë ide, asnjë hap, asnjë plan, vetëm gënjejnë. Gënjente sot ministrja para parlamentit, por të paktën i merrej goja, që tregon se ka cipë. Çdo vdekje është vepër e Edi Ramës. Çfarëdo cirku të shpikë për të hequr vëmendjen, shqiptarët e dinë se sot vendi është në kolaps, sepse Rama ka dështuar në mënyrë të qëllimshme në përballjen me Covid. Nëse do të kisha një instrument për ta fshirë nga karrigia, do ta kisha bërë pa humbur kohë. Por duhet të presim dhe pak muaj, deri më 25 prill”, tha Basha.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *