• |
ide | kryesore

Drejtori i Vodafone Albania në Samitin e tretë digjital të Ballkanit Perëndimor: Të mos humbim kohë në proçesin e digjitalizimit

Lajme, Të fundit



Shqipëria ishte shteti pritës i Samitit të tretë të Ballkanit Perëndimor për këtë vit.

Ky samit u zhvillua virtualisht me përfaqësues të lartë nga qeveritë e Rajonit, Bashkimit Europian, përfaqësues nga agjencitë e sektorit publik dhe sipërmarrës privatë, që shkëmbyen eksperienca lidhur me lidhjet digjitale përmes rrjeteve të besueshme, digjitalizimin e proceseve të biznesit, atë të shërbimeve publike si dhe zhvillimin e aftësive digjitale.

Si një prej aktorëve kryesorë në realizimin e axhendës digjitale për Shqipërinë, Vodafone Albania, e përfaqësuar nga Drejtori i Përgjitshëm z.Achilleas Kanaris, ishte pjesë e diskutimit në panelin kryesor, dedikuar rëndësisë së proçesit të digjitalizmit dhe hapave drejt transformimit digjital për Ballkanin Perëndimor.

Në fjalën e tij, z.Kanaris u shpreh se digjitalizimi është një domosdoshmëri për zhvillimin e shoqërisë dhe garantimin e një të ardhme të qëndrueshmë ekonomike. Pandemia e Covid-19 ishte një dëshmi sesi shërbimet digjitale mundësojnë vazhdimësinë e biznesit, institucioneve dhe shërbimeve publike edhe në kohë sfidash.

“Emergjenca e Covid-19 na bëri të reagojmë shpejt e të përshtatemi me realitetin e ri, ku komunikimi dhe përditshmëria u zhvendos online. Nuk duhet të ndalemi dhe duhet të ruajmë ritmin drejt zhvillimit të shoqërisë digjitale në të njëjtën kohë me Bashkimin Europian. Vodafone Albania prej kohësh po punon në disa aspekte për digjitalizimin në Shqipëri. Përpos investimit në infrastrukturën e rrjetit mobile dhe fiks, Vodafone i dedikon një rëndësi të veçantë edukimit digjital, si pjesë tepër e rëndësishme e gjithë proçesit të digjitalizimit. Ne si industri, sektori privat dhe qeveritë, duhet të bashkëpunojmë për të çuar përpara zhvillimin e infrastrukturës digjitale, në të gjithë rajonin, duke i hapur vendin edhe shtrirjes së teknologjive të reja që mundësojnë shpejtësi dhe konektivitet më të lartë.

Bashkimi Europian e ka renditur ndër prioritetet kryesore dixhitalizimin. Në planin e rimëkëmbjes ekonomikë post Covid-19, BE i ka dedikuar fonde të konsiderueshme zhvillimit të infrastrukturave me cilësi të lartë. Ndër pikat kyçe të programeve aktuale të BE-së  përmendet Konektiviteti – të qenit të ndërlidhur në rrjet. Ballkani Perëndimor nuk duhet të mbetet pas, por sëbashku, duhet të bashkëpunojmë për të ecur paralelisht me axhendën digjitale Europiane” – shtoi Kanaris.

Vodafone Albania, pjesë e Vodafone Group , lider i telekomunikacionit në Europë, është kompania me kontributin më të lartë për zhvillimin e industrisë së komunikimeve elektronike në Shqipëri. Rrjeti i Vodafone Albania është rrjeti me performancën superiore në të gjitha parametrat dhe i mundëson bizneset, familjet, institucionet të jenë gjithnjë te lidhur kudo dhe në çdo kohë.

Gjatë emergjencës Covid-19 Vodafone luajti një rol të rëndësishëm për të mundësuar zgjidhje digjitale dhe komunikim për sektorë te rëndësishëm të ekonomisë,  mundësoi shërbim të pandërprerë për klientët e saj, në çdo cep të Shqipërisë, si dhe akses në edukim digjital për 15,000 fëmijë të familjeve në nevojë në të gjithë Shqipërinë. (Artikull Promocional)



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *