• |
ide | kryesore

FOTO/ Flamuri turk ngjyros Tiranën në kulmin e përplasjeve të Erdogan me BE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kush kaloi pranë godinës së Universitetit Politeknik të Tiranës mbrëmjen e së enjtes me siguri ka mbetur i habitur nga ajo që ka parë. Ballina e një prej ndërtesave ikonë në qendër të kryeqytetit ishte ngjyrosur me një flamur të madh turk në krah të atij shqiptar bashkë me urimin për 97-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë. Një gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë dhe për asnjë vend tjetër, mik apo partner strategjik.

Sipas një lajmi të agjencisë së lajmeve Anadolu kjo ishte bërë me iniciativë të ambasadës së Turqisë në Tiranë. Por ky gjest merr një domethënie të madhe në kontekstin aktual. Turqia kohët e fundit është vënë në një kurs të fortë përplasjesh me Francën ku nuk kanë munguar akuzat dhe etiketimet e forta mes Presidentëve Erdogan dhe Macron.

Përplasjet nisën që në momentin e krizës greko-turke në detin Mesdhe ku Parisi zyrtar mbajti hapur anën e Athinës. Konflikti u bë edhe më i ashpër për temën e islamit radikal pas vrasjes së një mësuesi historie në Francë të cilit iu pre koka pas publikimit të karikaturave të profetit Muhamed. Makron tha se Franca rrezikohej nga islamizmi radikal ndërsa Erdogan e quajti kreun e Elizesë “jo mirë mendërisht”.

Edhe më të forta u bënë përplasjet pas publikimit të një karikature në revistën satirike Sharlie Hebdo ku shigjetoj presidenti turk. Dhe pikërisht në këtë klimë të acaruar marrëdhëniesh ndërkombëtare duket se Shqipëria merr anë në një mënyrë të panevojshme.

Aq më tepër kur vendi ynë pret që të nisë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian. Nëse pamjet e fotove të më poshtë do të shkojnë në kancelaritë evropiane nuk do të jenë të paktë ata diplomatë që do të shtrembërojnë fytyrën është çudi që edhe futja e Shqipërisë në BE të ketë fatin e atyre të Turqisë. ©LAPSI.al



19 Comments

    1. PSE VETEM FRANCA ? APO SE TI JE KURVE ?
      RROFTE TURQIA , FRANCA , ITALIA DHE GJITHE SHTETET MIKE TE SHQIPERISE

  1. 29 Tetor, 2020 19:58 te 7:58 pm
    Ore po si ka mundesi qe sa mbahet mend historia shqiptaret e rinj dmth pas vitit 1500 deri sot jane rreshtuar perhere ne anen e gabuar te historise dhe kjo eshte arsyeja qe nuk mund te bejme shtet serioz dhe shoqeri te zhvilluar .Nqs popujt ballkans nuk nderruan fene pavaresisht vuajtjeve ne ketu e nderruam per perfitime po ku na coi?Ne armiqesi me fqinjet!Ne kohen e fashizmit u bashkua me italianet dhe gjermanet pjesa me e madhe e elites etj duke sulmuar dhe Greqine ne 1940 qeveria e Shefqet Verlacit.E rritem armiqesine me fqinjet sepse kosovaret dhe camet benin namin tek popullsite serbe dhe greke me suportin e italianeve dhe gjermaneve mepas.Iken dhe ata,erdhi komunizmi e perqafuam dhe ate u beme me te eger dhe se ruset apo kinezet ,prape delja zeze per fqinjet dhe Europen.Ngelem pa buke vrap per ne Europe dhe e mbytem me krime,droge,prostitucion ,na tregojne me gisht dhe i trembnin kalamajte duke i thene “do vijne shqiptaret”.Qershia mbi torte eshte Isis anti perendimor dhe antikristian, ketu u perkrah me mish dhe shpirt duke i dhene qindra luftetare kriminele radikale islamike dhe vejusha te zeza me burke.Keni zgjedhur anen e gabuar ekstreme perhere dhe jo rastesisht, por sepse masivisht eshte popull pa themel dhe i paformuar pa vlera perendimore.Te tjerat jane perralla demokracia alla turka e Shqiperise eshte nje karikature e shemtuar.Kjo nuk do eci,po ra Turqia ketu do kete shpetim perndryshe do kantonizohemi!

  2. Ky sharlatan, bënë çdo gjë që është e mundur për të hequr vëmendjen nga gjerat e rëndësishme, si situata katastrofale ku e ka katandisur vendin.

  3. Jeniceri i Kristaqit edhe anetes
    apo duhet te themi nipi i amhmetit nga mati edhe dylberi i rexhepit nga stambolli

  4. Rroftë Shqiperia e lire dhe evropiane! Rroftë historia dhe identiteti pellazgo-ilir i te pareve tanë! Rroftë flamuri i shumëvuajtur kuq e zi!

  5. Cfare jane kto plehra mer jahu?! Ne mes te nje situate te tensionuar keto mbeshtesin diktatorin e anadollit. A jane politikane shqiptare kto apo turq? A duam te futemi ne europe apo ne anadoll? Ketu turqia po ben cfare po don!! TURP

  6. Epo kot nuk vesh brekushe Edi Rama. Me siguri vellai i madh sulltan, i ka premtuar se do ia beje djalin vizir te Shqiperise. Ja edhe pak, sa te laje edhe ca hesape me BE -në dhe e ka rrugen hapur.
    Çoju shqiptar prej gjumit çoju!

  7. Mo ky sikur është kristian i betuar!!!Ka qënë dhe në Francë!!!!Apo ai është opurtunist dhe si pasues i denjë i klikës ishkomuniste që shikonte vetëm nga lindja.Ska si të ishte ndryshe.Të besojmë që ata që e votuan të mos ta bëjnë më.Si ish komunistët ose neokomunistët nuk bëhen kurrë atdhetarë.

  8. Kjo eshte rilindja e anadollit, e njekohesisht rivrasesit e shqiptarise me shume se sa i vrau e percudnoj turku para 500 vjetve. Tani pas 30 viteve, skafet rilindase po notojne me shpetesi drejt orientit aziatik, po shembin historine, e ne minaret e financuara nga babai shpirteror i tyre po ulet flamuri shqiptar e po ngrihet flamuri turko aziatiko arabik. Le te shpallin feste kombetare edhe diten e pushtimit osman te shqiperise, te heqin edhe Gjergjin nga sheshi, kaq u ka mbet qysh se katoliku hamza rama veshi brekushet e gruas erdoganit, se ky vete vishet alla frenga. Rilindasit e vertete kombetare qe rrojten gjalle per mbi 200 vite, u groposen nga rilindja e se keqes ne Shqipnine e deleve te pergjumura.

  9. Bravo trima, ja bete qefin pederastit Macron dhe Frances qe na ka dashur e ndihmuar shume historikisht.
    Erdogani eshte nje trap megalloman e diktator fondamentalist, por, pse mendoni qe Macron eshte me mire?
    Po kur projektuam flamurin Francez per nja dy karagjoze te vrare ne Paris (sepse u tallen me besimin e miliona njerezve, i mire apo i keq eshte vendimi i tyre) madje karagjozi yne i gjate na bente show me lapsa e prifterinj e hoxhallare, pse nuk u indinjuat kaq shume?
    Ju qe me krenari valvisni flamujt e Italise e Gjermanise na u revoltokeni per flamurin Turk.
    Personalisht jam i krishtere, nuk kam asnje kompleks fetar.

  10. Ramavirusi shkon nga fryn paraja, kete e ka mesuar nga babloku i motcem Sali.
    Ramavirusit nuk i plas as per nacionalizmin, as per origjinen, as per fene, as per atdhene e as per partine.

    Parja bab parja, kush ta hedhi parane sheshit me ato eshte Ramavirusi.
    Por mos u beni merak shume se ja ngop Greqia Ramavirusit dhe Shqiptarve kur vjen ora.

    E degjeneroje Korpusin mesimor HAHAHA.

  11. Atij flamuri i mungon nje gje e vogel ne mes,dy portretet te Erdoganit dhe
    Rames ne mes(njelloj si flamujt me marksist-leninistet e dikurshem).Dhe fatkeqesisht kjo ndodh ne nje kohe te turbullt per maredhenjet turko-europiane dhe kur ne duam te hapim tryezen e pare nderqeveritare me BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *