• |
ide | kryesore

Franca nuk gjen qetësi/ Tjetër sulm me thikë, një gruaje i pritet koka

Lajme, Planet, Të fundit



Një sulm me thikë ka ndodhur në zonën e kishës së Notre-Dame, në Nisë. Sipas të dhënave të para, ka të paktën tre të vdekur.

Mediat franceze bëjnë me dije se dy persona janë ekzekutuar brenda ambienteve të kishës, ku një gruaje iu pre koka, ndërkohë që person i tretë është sulmuar në afërsi të institucionit fetar.

Agresori është ndaluar nga policia dhe është transportuar në spital. ‘Falë policisë autori i sulmit me thikë është ndaluar’ ka shkruan në Twitter bashkiaku Christian Estrosi, duke publikuar edhe foto të ndryshme nga vendi i ngjarjes. Qytetari i parë, që ka shkuar edhe në vendin e sulmit, u ka kërkuar banorëve të evitojnë zonën e krimit.

Ndër të tjera një minutë heshtje është mbajtur në Asamblenë Kombëtare. Kryeministri francez Jean Castex shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes pa incidentit të rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *