• |
ide | kryesore

Infektohet me koronavirus ministrja Belinda Balluku

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është infektuar me koronavirus.

Në një mesazh në ‘Facebook’, ministria E Infrastrukturës dhe Energjisë thekson se gjendja shëndetësore e ministres Balluku është e mirë, me simptoma të lehta.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ministrja Belinda Balluku, rezultoi pozitiv pas testimit për COVID 19. Ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës. Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.



7 Comments

  1. Edhe kjo mortje si puna e Artan Lames, i ka ngec sharra me ndonje tender ose PPP dhe do kete frike per te firmos. Keshtuqe e “Zuni covidi” i cili si tek rasti i mortjes tjeter lame, do ti zgjase maksimumi nja 5 dite, sa te kaloje furtuna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *