• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Më 25 prill shkatërrohet “fenomeni” Rama

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me një grup të rinjsh, që votojnë për herë të parë të cilët iu tha se kryeministri Rama po mban peng të ardhmen, ndërsa shtoi se shqiptarët janë kthyer në makthin e kryeministrit.

“Ai ka frikë nga bizneset e Elbasanit, të cilat janë mbyllur çdo ditë. Ai ka frikë nga gratë naftëtare në Ballsh, të cilave u ka vjedhur pagën e 20 muajve dhe vazhdon t’i vjedhë edhe minutat e jetës së tyre. Ai ka frikë nga mjekët, nga infermierët. Ai ka frikë nga një grua që qesh në mes të rrugës dhe e arreston. Ai ka frikë nga mësuesit. Por mbi të gjitha ka frikë nga ju. Sepse ju jeni makthi i tij, frika e tij. Sepse vota juaj në 25 prill do të jetë një votë, e cila do ta dërrmojë atë, jo për Edi Ramën si Edi Ramë, sepse ai është i vogël, si një mizë që shkelet me këmbë, por për fenomenin Edi Rama, që merr peng të ardhmen e të rinjve dhe të rejave, që merr peng të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve” – tha Kryemadhi.



7 Comments

  1. Hahahahahah.
    Mona, vetem ti e mposht Ramen.
    Na prin dhe ne do te ndjekim.
    Ti te bind, je e pakorruptuar e pakonsumuar je shpresa e ketij vendi.
    Kesaj i thone fiks, te tallesh me kete popull.
    Me ty ne krye , vetem ne 31 prill e hedhim Ramen.

  2. Na eshpifet jeten ti xhorre hajdute,debili qe na qeveris dhe ai gomari qe do te beje koalicion me ty.Ha ato pallatet nga kodra diellit e lere popullin ne hallet e e veta

  3. Nje gr moral nuk ke, dhe nje fije mend po ashtu per re frymezuar njeri ne kete moment.
    Si familje jeni simbol i korrupsionit. Eshte fatkeqesi e ketij kombi, qe pas 30 vjet demokraci, sot serish i shfaqesh ti si alternative. Kjo tregon ne c’gjendje eshte shoqeria shqiptare. Nuk di ke mund te perfaqesosh ti moj zonje ne keto zgjedhje!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *