• |
ide | kryesore

Lajmi i fundit: hapet futbolli, të mërkurën Superioria zbret në fushë

-Instant, F1, Sport



Një mbledhje blitz, një konkluzion i pritur e i shpresuar. Futbolli kthehet në fusha, me të gjithë nivelet e tij, duke i hapur rrugë edhe zhvillimit më të rëndësishëm në sport. Qeveria e Liga e Futbollit kanë rënë më në fund dakord mbi Ligjin e Sponsorizimit dhe kërkesat e tjera të klubeve profesioniste të futbollit, duke bërë të që mërkurën të luhet java e parë e Superiores.

Liga Profesioniste zhvilloi sot një mbledhje me përfaqësuesit e 10 ekipeve të Superiores, teksa u vendos t’i jepet fund bojkotit. Në takimin e sotëm u ra dakord që Kategoria Superiore të fillojë ditën e mërkurë, 4 nëntor. Një spostim i bërë për të unifikuar datën e startit të kampionateve, duke e lënë të dielën për Kupën e Shqipërisë. Për të fituar kohë sigurisht që kompeticioni i dytë për nga rëndësia në vend, do të zhvillohet me ndeshje teke, deri në finale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *