• |
ide | kryesore

Manastirliu: Do të përfshijmë edhe testin e shpejtë, nëse nuk respektohen masat do të zgjidhet se kush do të trajtohet i pari

Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu theksoi në Kuvend se së shpejti do të nisin edhe testet e shpejta të Covid-19, si dhe do të shtohen kapacitetet spitalore, ku do të ketë 4 spitale Covid në Tiranë dhe spitalet rajonale.

“Nga qershori deri më sot është katërfishuar numri i testeve, po përgatitemi të përfshijmë dhe testin e shpejtë, atë të antigjenit. Do t’i qëndrojmë deri në fund që do të shtojmë kapacitetet spitalore, duke vendosur 4 struktura në Tiranë dhe duke përfshirë gjatë dimrit edhe spitalet rajonale. Që e gjithë sakrifica e bërë të mos shkojë kot duhet që të gjithë qytetarët të bashkohen në këtë luftë. Të gjitha masat që po ndërmarrim shkojnë në funksion të frenimit të përhapjes së virusit. Nuk duhet të shkojmë në mbingarkimin e sistemit shëndetësor, ndaj masat që jemi duke ndërmarrë sigurojnë që të mundemi të frenojmë epideminë. Por nëse nuk respektohen masat do të përballemi me kushtet se kush do të trajtohet i pari”, tha ministrja.

Më tej, ajo u ndal dhe tek akuzat e opozitës, duke thënë se ata po bëjnë ping-pong me situatën, duke mos ndihmuar në frenimin e përhapjes së virusit të rrezikshëm.

“Shumë shkurt do të ndalem te situata, që po përjetojmë, në lidhje me pandeminë e Covid-19. Po citoj disa fjalë të kreut të OBSH, që thoshte se aty ku ka pasur përçarje politike në nivel kombëtar është vënë re një mungesë e madhe për shkencën, ndërsa rastet dhe fatalitetet shtohen. E kam përsëritur shpesh, thotë ai, se pandemia nuk është politikë. Këtu te ne pandemia është përdorur politikisht, që pa ardhur rasti i parë. Jo futboll, por ping pong politik e kanë bërë, duke shpallur dhe katastrofën, që nuk iu erdhi e nuk iu erdhi. Ndërkohë që ne nuk kemi ndalur për asnjë moment punën në këtë kohë shumë sfiduese. Ata që flasin nga tavolinat ku luajnë ping-pong u zgjuan dhe fillojnë e recitojnë. Ata s’duan ta kuptojnë se çdo vendim i qeverisë bazohet në vlerësimin e një komiteti ekspertësh. Me shtimin e rasteve pas hapjes strategjia e vjeshtë-dimrit përfshin rritjen e numrit të testimeve”, shtoi Manastirliu.



5 Comments

  1. Testet e shpejta bëhen vërtetë në të gjitha vendet e zhvilluara, por ato bëhen privatisht pasi kushtojnë mbi 130 dollarë.
    SHBA ka vërtetë shifrat më të larta në botë për infeksionet e viktimat ama atje nurnuri i testimeve është aktualish më shumë se 1/3 e popullsisë. (350 mijë testime në një milion banorë,, kur Shqipëria ka 40 nijë testime në një milion banorë)
    Luksemburgu ka rreth 670 mijë banorë por atje janë bërë mbi një milion testime.
    Dje me valën e re të pandemisë, edhe në Luksemburg kishin dalë mbi 700 të infektuar të rij, po sa testime janë bërë atje që të dillte kjo shifër ?

  2. Kemi 4 milion euro per te bler vaksina per 20% te popullesis thote kjo baxhelle, kurse per hajdutet dhe mafian e plehrave ka miliona euro. Pra o popull ne per KARIzmatikun dhe kete baxhell nuk kemi vlere, ne jemi tamam popull qe nuk na ngrihet prandaj tall bythen KARIzmatiku. 80 % le te ngrohet ne diell , edhe me vaksinen politik ne zgjedhje do bej palloshi. Kjo na takon kur nuk na ngrihet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *