• |
ide | kryesore

Maska nuk e ndalën virusin/ A po shkojmë drejt karantinës së dytë?

-Instant, Kryesore, Lajme



Shifrat e pandemisë janë përkeqësuar sërish ditët e fundit, ndërsa numri i vdekjeve po kap shifrën e 500 rasteve fatale. Deklarata e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që paralajmëroi përzgjedhjen e personave që do të trajtohen në spitalet covid është shenjë se pandemia do të përkeqësohet ndërsa kapacitetet spitalore janë në maksimumin e tyre tashmë prej kohësh. Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi vendimin për mbylljen e universiteteve në muajin e ardhshëm.

“Në mbledhjen e zhvilluar pak momente më parë Komitetin Teknik i Eksperteve, ka analizuar situaten dhe risqet, kemi vleresuar situaten në rajon dhe Europë, masat e ndërmarra nga këto vende, zbatimin e masave në vendin tonë, ecurinë e epidemisë në vend dhe kemi vendosur unanimisht të propozojmë që universitetet të zhvillojnë vetëm mësim online, pra mësim vetëm ne distancë, pa prezenceë fizike të paktën për muajin e parë të hapjes, duke vlerësuar situatën ne dinamikë. Aulat dhe konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë”, tha Rakacolli.

Në të njëjtën kohë, një nga zonat më të populluara në Tiranë, tek ish-blloku mund të merren masat për mbylljen e bareve dhe të lokaleve që vazhdojnë të jenë të mbipopulluara.

“Njëkohesisht, Komiteti Teknik po vlerëson mbylljen e bareve e kafeneve në zonën e Bllokut në Tiranë pas orës 22.00, duke qenë se konstatohet një vatër rreziku të madh potencial nga grumbullimet në atë zonë gjatë orëve të natës”, tha Rakacolli.

Tirana mbetet vatra kryesore e infeksionit me gati 4 mijë e 500 të infektuar aktivë, nga 8 mijë e 800 që janë gjithsej në vend. Aktualisht jane rreth 500 vatra aktive ne vend, 35% e te cilave jane perqendruar ne Tiranë. Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerësojnë se rastet e rritura pozitive përkojnë me hapjen e shkollave, bareve dhe restoranteve dhe njëkohësisht me fazën e lehtësimit të masave shtrënguese por dhe me sezonin e vjeshtes që sjell më shumë grumbullime në ambjentet e brendshme dhe rritje të kontakteve në ambiente të mbyllura.

Një mbyllje e dytë është përjashtuar në vazhdimësi nga autoritetet, por duket se rritja e shifrave ka bërë që të nisin masat paraprake për parandalimin e përhapjes së covid-19. Thirrja për mbajtjen e maskës duket se nuk e ka ulur numrin e të infektuarve, ndërsa një karantinë e dytë po bëhet gjithnjë e më e afërt. Në disa vende të Bashkimit Europian, vala e dytë e infeksionit ka detyruar rikthimin e karantinës ose marrjen e masave të pjesshme.

Gjermania dhe Franca po zbatojnë disa forma të izolimit kombëtar, teksa kontinenti përballet me rritje të numrit të personave të infektuar dhe të vdekur me koronavirus. Nga e premtja, njerëzit në Francë lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për punë të dosmodoshme dhe arsye mjekësore.

Masat në Gjermani janë më pak të ashpra sesa ato të Francës, por, megjithatë përfshijnë mbylljen e restoranteve, bareve, palestrave dhe teatorve. Ndonëse Gjermania ka raportuar për shkallë më të ulët të infektimit me koronavirus sesa shumë vende tjera në Evropë, së fundmi shkalla në rritje e përhapjes ka alarmuar qeverinë.

 

 



7 Comments

  1. Me 15 nentor mbyllen arsimi i mesem dhe i ulet. Mesimi do zhvillohet online.

    Maskat kane sens ne vende te mbingarkuara me njerez. Psh tregje supermarkete

    Cudia e madhe ne rruge sa te ha syri jane 5 veta me maske ndersa ne ane te rruges ne nje bar kafe jane 30 veta ngjitur ngjitur me tavolina pa maske

    Strategjia e rames deshton. Nuk deshton maska.
    Sepse rama ska strategji

    Nderkohe ndalet vollejbolli dhe lejohet futbolli kush ka pare vollej dhe futboll e di se kush ta ngjit virusin

    Nderkohe transporti urban plot dhe pa maska 200 mije bileta ne dite , dhe mbyllen lokalet pas ores 10 gjith e gjith 200 veta ne bllok pas ores 10 dhe shumica rini
    Ka shtet ka strategji ?

    Calon strategjia e rames, dhe qe nuk eshte fare as si ide dhe jo maskat.

    Maskat bejne aty ku duhet dhe kur duhen

    Nuk calon gomari nga veshet.

    Fatkeqesi te kesh nje kryeminister te papergjegjshem ne kohe pandemie.
    Ua qaj hallin atyre qe vuajne nga ky kryeminister

    Nona ju qifte atyre qe vujne nga ky kryeminister dhe qe e votojne kete kryeminister te papergjegjshem per shtetin ,vendin dhe njerezit

  2. Maskat, normal se duhen mbajtur, por te dali qeveria e nje shteti nepermjet ministreshes Manastirlliu e te kercdnoje qytetaret se do zgjedhim ne kush do mjemohet e kush jo, pra kush do jetoje e kush jo, ky eshte gjenocid politik ndaj shtetasve shqiptare ne prag zgjedhjeje. Besoj se Zoti do tregohet tolerant me shtresen e braktisur nga ky pushtet, e keta paloqeveritare e politikane qe jane zgjebja e virusi me i madh i ketij vendi, u befshin vete per spital e mos munshin me u cue shtratit per nja 6 muaj, sa mostu bie ndermend me as me enderruar ato karrike qe vetem te keqia e pislleqe i kane sjell ketij vendi. Ndersa qytetaret te mbrojne veten me maska, higjene e distancime, te pakten edhe prej frikes te behen qytetare ne kuptimin e qytetarise me vlera e te mos sillen si kafshe pa bari.

    1. Maskat normal që NUK duhen mbajtur! Ato dhe “distancimi social” janë mjete për të gënjyer njerzit, përveçse janë të dëmshme për shëndetin.

  3. Patjetër që po sjellin karantinën e dyte, e kane ne plan. Pastaj do sjellin të tretën, të katërtën, e keshtu me rradhë, derisa njerëzit të çmenden nga trutë, pastaj hopa vjen diktatura dhe njerëzit nuk kane nga te luajnë.

    Kush thotë se “kur do iki virusi?”, le t’a bëjë gjumin rehat, s’kane kuptuar asgjë, se keta KURRË nuk do ta heqin virusin derisa të arrijnë qëllimet e tyre të zeza.

    Tani mos harroni t’ja jepni prap votën PS, PD apo çdo force tjetër antikombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *