• |
ide | kryesore

Mediat greke zbulojnë prapaskenat e negociatave të fshehta për kufirin detar

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Marrëveshja Tiranë-Athinë, që çështja për detin të zgjidhet në Hagë, nuk është gjë tjetër veçse një mesazh për Turqinë. Greqia është e gatshme të zgjidhë disputet territoriale detare nëpër gjykata ndërkombëtare dhe gjen gjuhë mirëkuptimi me çdo fqinj, përveç Turqisë.


Kjo është kryefjala e shkrimit të ‘Protothema’-s greke, e cila mban titullin: “Marrëveshja Greqi-Shqipëri në Hagë: Mesazh për Turqinë”, dhe citon një ministër të qeverisë.


“Marrëveshja e Athinës me Tiranën për t’iu referuar Hagës për mosmarrëveshjet për ndarjen e kufirit detar Greko-Shqiptar është një zhvillim që përforcon argumentin e qeverisë Greke se sa më shpejt që provokimet turke të ndalojnë, vendi është gati të diskutojë me Ankaranë çështjen e demarkacionit dhe shelfin kontinental në Gjykatën Ndërkombëtare, për të zgjidhur mosmarrëveshjet.” – shkruan ‘Protothema’ e cila citon një ministër të lartë grek, i cili vendos në peshore marrëveshjen për të shkuar në Hagë për detin, me ato për caktimet e zonave Eksluzive Ekonomike me Italinë dhe Egjiptin. “Është një sukses më i madh” – thekson ministri grek.

Protothema vazhdon të sqarojë se për marrëveshjen e arritur më 20 tetor në Tiranë janë konsultuar edhe Presidenti dhe opozita shqiptare.

Por, rëndësi të madhe ka mosndërhyrja e Turqisë tek Shqipëria, për të penguar vendin tonë për tu dakordësuar me Greqinë që çështjen e detit t’ia kalojnë një pale të tretë, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Askush nuk duhet të harrojë se Shqipëria është mbase vendi më miqësor në rajon ndaj Turqisë. Në këtë kuptim, fakti që Ankaraja nuk e shtyu Tiranën në drejtim të mohimit të kësaj dakordësie, për një zgjidhje gjyqësore është gjithashtu i rëndësishëm.” – citon Protothema ministrin grek.

Mesazhi për Turqinë 

Protothema zbërthen mesazhin që duhet të marrë Ankaraja nga marrëveshja Tiranë-Athinë.

“Mesazhi që pritet të dërgohet në Ankara nga lojtarët e fuqishëm ndërkombëtarë përmes marrëveshjes greko-shqiptare që do të shkojë në Hagë është i qartë: Si mundet që Greqia gjen gjuhën e përbashkët me të gjitha vendet në rajon duke zgjidhur mosmarrëveshjet që kanë zgjatur me dekada dhe është në krizë vetëm me Turqinë, e cila këmbëngul në refuzimin e dialogut të drejtpërdrejtë dhe referimin në arbitrazhin ndërkombëtar?” 

Çfarë ndodh me kufirin shqiptaro-grek 

Protothema shpjegon se ujërat territoriale greke do shtrihen nga 6 milje detare që janë sot, në 12. Mënyra si do zgjerohet Greqia në ujërat territoriale shqiptare, nga Ishujt Diapontia në Korfuz, deri në Kepin Tainaro, do të paraqitet në Parlament, ku ligjvënësit grekë pritet ta votojnë në javët e ardhshme.

Pikëpyetjet mbi hartimin e nyjes së përbashkët 

Protothema shkruan se kur Greqia të shtrihet në detin Jon në 12 milje detare, marrëveshja shqiptaro-greke pritet të vazhdojë.

“Ka dy mundësi: 

1) Të dorëzohen njëkohësisht në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë propozimet për caktimin e zonave detare nga Greqia dhe Shqipëria dhe më pas të vijnë kundërpaditë. 

2) Përcaktimi i radhës së paraqitjes nga të dy palët, një rrugë që ndiqet zakonisht në gjykata. Pjesa e parë, Shqipëria ose Greqia, paraqet memorandumin e saj me shkrim, e ndjekur nga paraqitja e pozicioneve të pjesës së dytë. Në fazën e dytë, Greqia dhe Shqipëria do të paraqesin kundërpadinë në të njëjtin rend dhe gjykata do të shqyrtojë argumentet dhe do të nxjerrë verdiktin e saj. Para depozitimit, të dy palët, Shqipëria tashmë e ka bërë këtë, do të kenë shtrirë ujërat e tyre territoriale në 12 milje detare.” – shkruan Protothema, e cila mbyll shkrimin duke shpjeguar se pas kësaj procedure, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të vendosë mbi përcaktimin e shelfit kontinental dhe Zonat Ekskluzive Ekonomike midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Shkrimi vjen dy javë pas vizitës zyrtare të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, në Tiranë. ©LAPSI.AL 

8 Comments

  1. Ky klysh komunisti per bythen e tij ka borxh te shesi te gjithe shqiperine,vieni re, qe kur ka ardhur ne pushtet si e ka fshire nga exhenda eqeverise shqiptare ceshtjen came,as nyk e ze ne goje ,dhe po mundohet ta fshije dhe nga historia,te tille tradhetari ska pare shqiperia kurre,mbasi si eci me ndarjen e kosoves,tani u kthye ti fali detin greqise,pak me vone ,ketu do jemi do te beje censusin dhe do te dalin homogjen grek ne vendin tone 500 000 minoritar,mos u habisni plan i sorrosit qe ky kerma e zbaton,po shine si ti doje bytha me kete popull dele qe vetem fle,dhe zgjohet nga gjumi kur i prish gardhin komshiu qe te mrri kallashi dhe ta vrasi,nje kohesish edhe vellain,hiqemi dhe si trima,trima behwmi ne fejsbuk te shajme njwri tjetrin per poturet e Rami bythes,sot o kurre,i duhet treguar vendi ketij zagari tradhetar,dhe shpures se tij.

  2. Nuk mund ta dergonte ne gjykate nderkombetare perpara se te zbulohej GAS aty dhe Greqia te zgjerohej me 12 milje detare? Vizionar e kemi liderin global, ske ci thu.

  3. Po pse shtypi grek e zbuloi???Eshtë e lehtë të kuptohej.Po bën atë që e kanë bërë me kohë etërit e tij shpirtëror.Për pushtet shesin çdo gjë edhe shpirtin.Komunistët kanë qënë dhe janë pa atdhe.

  4. Nese kufiri detar duhet percaktuar sipas ligjeve nderkombetare eshte e drejta kujtdo shteti te kete pretendimet e tij.
    Nese problemet qe kane shtetet i zgjidhin midis tyre i jep me teper mundesi korrupsionit dhe poshtersive te atyre qe negociojne.
    Nese zgjidhjes se problemeve i lihet gjykates me kopetente dhe prestixhoze te botes atehere normalisht meret rezultati me i drejte.
    Ne rastin konkret PD-ca zhvilloi bisedimet pa kurrfare transparence dhe deri tani sipas gjithe specialisteve te kesaj fushe ne dem te Shqiperise.
    Nderkohe disa portale te ndyra dizinformojne ndjekesit e tyre injorante deri ne idiotesi per ti perdorur ne kuptimin e vertete te fjales si zagare.

    1. Nëse Rama ka pranuar kërkesën e 12 miljeve të grekëve, nga 6 miljet që pat pranuar Berisha, Gjykata e Hagës e ka kollaj të zgjidhë këtë punë në favor të Greqisë mbrenda një ore.

  5. perqendrimi vemendjes eshte drejtim ,fjala qe flitet eshtesht pergjegjsi ,vepra llogari, thotë:

    KETA JAN TE FUNDIT NE KETE BOT QE PERPIQEN TE FSHIN TE VERTETEN ,NDERKOH QE PERGJAT HISTORIS NJEZORE ,KA PAS ME TE DITUR PASUR DHE ME TE FUQISHEM SE KETO ,DHE ME PADREJTESI NUK KAN MUNDUR TE TRIUMFOJNE,TE LUFTOSH PER TE ZHDUKUR TE VERTETEN ESHTE NJELLOJ SIKUR TE BESHE LUFTE PER TE ZHDUKUR KRIJUESIN E SAJ ZOTIN E MALLERISHEM,,UROJME SUKSESE ZOTERINJEVE DREJT FUNDIT TE TURPESHEM DESHTUES,ASHTU SI KAN PERFUNDUAR GJITH ULLHEQESIT E PADREJTE MIZOR

  6. Pse na duhet zgjerimi me 12 milje kur distanca me e larget nuk i kalon 6 milje?
    Fitojme ne apo vetem greku?
    Kini kujdes nga djali i Anetes
    Kur ta kuptoni do jete teper vone .
    Nena e tradhetareve ne kete vend eshte gjithmon shtatezene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu