• |
ide | kryesore

Merret vendimi/ Mbyllen universitetet, mësimi online

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

ministria e Shëndetësisë vjen me disa masa shtesë për të kontrolluar situatën për shkak të pandemisë.


Në një dalje publike për mediat, zv.Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë me dije vendimin e marrë unanimisht nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për zhvillimin e mësimit online nga strukturat universitare.


“Në mbledhjen e zhvilluar pak momente më parë Komitetin Teknik i Eksperteve, ka analizuar situatën dhe risqet, kemi vlerësuar situatën në rajon dhe Europe, masat e ndërmarra nga këto vende, zbatimin e masave në vendin tonë, ecurinë e epidemisë në vend dhe kemi vendosur unanimisht të propozojmë që universitetet të zhvillojnë vetëm mësim online, pra mësim vetëm ne distancë pa prezence fizike të paktën për muajin e parë të hapjes duke vlerësuar situatën ne dinamike. Aulat dhe konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë”, tha Rakacolli.

2 Comments

  1. Kjo eshte nje idiotesi. I hiqni nga bankat e shkolles dhe i coni drejt tavolinave te bareve. Se dyti ne univesitetet e rretheve punojme me kapacitete komode, numer i vogel studentesh. Kur e kishin menduar kete situate te erret pse lejuan fryrjen e kuotave te tiranes dhe nuk moren asnje mase per nje rishperndarje te studenteve sipas kerkesave kovid. Me dhimbsen studentet. Me dhimbset vendi qe po rrit breza injorantesh. Ju qofshi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu