• |
ide | kryesore

Messi-CR7, Barça provokon e Juventus përgjigjet: “Goat-in e vërtetë do e sjellim ne në Camp Nou”

-Instant, Sport



Cristiano Ronaldo nuk ishte, Messi ndërkohë nuk mungoi në rastin për të shkruar emrin në tabelën e shënuesve. Barcelona fitoi, Juventus mendon të përgjigjet në Camp Nou, kur shpreson të ketë me vete kampionin portugez. Dualizmi është gjithnjë, edhe kur në fushë të dy nuk ndeshen: e tregon këtë historia që mban gjallë debatin në rrjetet sociale. Sidomos kur i fryjnë zjarrit vetë klubet: kush është më i miri? Kush është Goat i vërtetë (greatest of all time – më i miri i të gjitha kohëve)? Për katalanasit asnjë dyshim e thënë madje me fjalë të qarta – përmes tëitter – në fërshëllimën finale të ndeshjes së Champions: “Jemi të lumtur që mundët të admironi ‘Goat’ në fushën tuaj” shoqëruar me foton emblematike të Leo Messi.

E menjëhershme përgjigja e Juventus: “Do tiu sjellim të duhurin në Camp Nou”. E kështu, natyrisht, që vërshuan komentet e gjykimet në një debat që nuk do të ketë kurrë përfundim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *