• |
ide | kryesore

Nuk ishte çështje parash: Sarri zgjidh kontratën me Juventus dhe pret të ulet në pankinën e re

-Instant, Sport



Maurizio Sarri është shumë pranë zgjidhje së kontratës me Juventus. Sipas asaj që bën të ditur TMË tekniku ka përfunduar procedurat për mbylljen e kontratës që e lidhte me shoqërinë bardhezi e, pavarësisht se nuk është komunikuar ende zyrtarizimi, është praktikisht i lirë për të gjetur një skuadër të re. Palët (menaxheri i teknikut ka qenë në selinë e Juves në fillim të javës) ishin prej ditësh në kërkim të një akordi që të ishte i kënaqshëm për teknikun e shoqërinë, një dialog që ka mbërritur në fund pikërisht orët e fundit.

Zërat më insistues për të ardhmen e Maurizio Sarri lidhen me pankinën e Fiorentinës, ku Beppe Iachini është në fije të perit e në rast të rezultateve të tjera negative mund të mos bëjë më pjesë në planet e presidentit Rocco Commisso. Mbetet për tu kuptuar sa dëshirë ka trajneri për tu futur në lojë tani, pak muaj nga divorci me Juventus. Aventura me klubin viola mund të ndezë stimulin e duhur për Sarrin, pikërisht për faktin se tekniku e ka kaluar fëmijërinë pak kilometra nga Firence.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *