• |
ide | kryesore

PD: Rama mashtron, i premtoi naftëtarëve se do të paguheshin me zë dhe figurë

-Instant, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Gazment Bardhit lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama, i cili shprehet se nuk ka asnjë përgjegjësi ndaj naftëtarëve të Ballshit, edhe pse i fton në diskutim. Partia Demokratike e cilëson këtë si mashtrim, për shkak se kryeministri i ka premtuar më parë për dhënien e pagës ndaj tyre.

“Sa herë flet, Edi Rama mashtron. Vetë u premtoi naftëtarëve se do të hapë rafinerinë, vetë u premtoi se do të paguhej paga e tyre. Premtimet e tij me zë dhe me figurë tregojnë një kryeministër të papërgjegjshëm, të pandjeshëm, të paaftë. Halli i naftëtarëve dhe i çdo shqiptari zgjidhet duke larguar këtë kryeministër mashtrues dhe hajdut”, tha Bardhi.

 

 

 

 

 

 

 



1 Comment

  1. Hhaaaaaaa. Qeveria po bo sikur spo ndih. Ne po bojm sikur spo hajm. Jepini fund perkrahjes per kauza absurde per nje grusht votash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *