• |
ide | kryesore

Protestat e polakëve kundër ligjit të abortit marrin përkrahje globale

-Instant, Lajme, Planet



Mijëra protestues në qytete të ndryshme të botës janë mbledhur gjatë ditëve të fundit, në mbështetje të polakëve, të cilët kanë dalë në rrugë pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që thuajse ndalon plotësisht abortin në vend.

Protestues në Oslo, Londër, Çikago, Glasgou, Bruksel dhe në shumë vende të tjera janë mbledhur përpara ambasadave polake dhe në qendrat e tyre të qytetit. Gjykata ka thënë se aborti për shkak të anomalive të fetusit, që deri më tani është mundësuar, tani është jokushtetues. Kur të nisë së zbatuari ky vendim, ndërprerja e shtatzënisë do të jetë e mundshme për rastet e incestit, dhunimit apo rrezikimit të shëndetit të nënës. Në Poloni, dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në qytete dhe qyteza në të gjithë vendin që kur u shpall vendimi më 22 tetor.

Për vendimin e gjykatës demonstruesit kanë fajësuar qeverinë nacionaliste të kryeministrit Mateusz Morawiecki dhe Kishën Katolike, e cila ka lidhje të ngushta me partinë në pushtet Ligji dhe Drejtësia (PiS). Një protestë masive në Varshavë është planifikuar për të premten.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *