• |
ide | kryesore

Rama: Motra greviste të Ballshit, mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju

Lajme, Të fundit



Kryeministri i vendit Edi Rama, i kërkoi sot grave greviste të Uzinës së Ballshit që ta mbyllin grevën e të nisin bashkëbisedimet me qeverinë.

Rama thotë se nuk do iu ofrojë lëmoshë, por se është gati t’ju qajë hallin . Sipas tij e vetmja gjë që e pengon është greva.

“Të dashura motra greviste të Ballshit! Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë!

Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t’ju përdorin kundër qeverisë!Qeveria është e juaja, por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t’u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve!”, shkruan Rama në rrjetet sociale.



7 Comments

  1. O plak I keq ky eshte problem I qeverri dhe duhet ta zgjidhesh eshte puna jote kejo nuk qeverriset vendi me patuta qoftexhinjsh o krym I kuq

  2. Grevistet,jane aty,sepse juve deri me sot,i keni genjyer disa here,dhe sot nuk ju besojne me ,prandaj detyra juaj te kerkoni falje,per mos mbajtjen e fjales qe i keni dhene,bashke me qeverine tuaj,dhe te shkoni tek ata per t’a zgjidhur problemin historik te tyra,por jo me mashtrime te tjera e llafe koti,por me vepra.Konditat nuk i vendos me ti,se ke humbur besimin e tyre,por i vendosin grevistet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *