• |
ide | kryesore

Rama-naftëtarëve: Rafineria nuk është e shtetit, por na jepni mundësinë t’iu ndihmojmë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe njëherë ndaj naftëtareve, të cilëve u kërkon me ngulm të braktisin grevën për t’i ndihmuar, edhe pse sipas tij qeveria nuk ka asnjë detyrim për shkak se kompania që drejton rafinerinë është private.

“Edhe njëherë: Nuk ju kam ftuar në asnjë negociatë, sepse nuk kemi asgjë për të negociuar pasi qeveria as nuk e ka shkaktuar hallin tuaj, as nuk trashëgon mbi vete problemin e krijuar nga kompania private! Rafineria nuk është e shtetit. Ju lutem na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë!

Ideja se punonjësit e një kompanie private mund të bëjnë grevë kundër qeverisë për detyrimet e sipërmarrësit privat është e gabuar. Ju nuk e doni daljen në asistencë dhe e mirëkuptojmë, por ju’a përsëris, pa mbyllur grevën nuk ju’a qajmë dot hallin konkretisht përtej asistencës!”, shkruan Rama.



3 Comments

  1. E vetmja rafineri nafte qe spaguan punojsit e vet, nderkohe nafta e shqiptarve me fitimet qe duhet te ket duhet te ishtw ber ballshi, mallakastra, e fieri e te gjitha zonat perreth super qyetete,,,, e jo te lejne puntoret per buke,,, shteti duhet te jete rregullator, po ne kemi 30 viet gjakpirsa ne krye te vendit, ca gjarperinj qe vetem ngopen duke pire gjak shqiptari,,, zoti jua dhafte denimin sepse ne sjemi te afte,,, zoti i mbrojte ato familje ne greve

  2. Kryeministri thote qe qeveria nuk mbane pergjegjesi cfare bejne companite private
    Sipas tij cdo compani private mund te mos paguaj punetoret dhe ti investojne kapitalet ne bízmese te tjera dhe populli te behet skall I kompanive private. Po atehere pes kemi qeveri qe e paguajme me taksat tone kur nuk mban pergjegjesi per ata we vjedhin djersen e popullit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *