• |
ide | kryesore

Shkon në 45 milion numri i të infektuarve me koronavirus në gjithë botën

-Instant, Lajme, Planet



Numri i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën, që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në më shumë se 45 milionë. Sipas të dhënave në Worldometer, nga ky total, 1,18 milionë persona e kanë humbur betejën me sëmundjen ndërsa 32,8 milionë të tjerë janë shëruar.

Vendi më i prekur nga pandemia është SHBA ku numërohen 9,1 milionë të infektuar dhe 233,340 viktima. Pas saj në radhë vjen India ku numri i rasteve me Covid-19 është 8 milionë ndërsa ai i rasteve fatale 120,899. I treti në radhë është Brazili me rreth 5.55 milionë të infektuar dhe 158,468 viktima.

Raste ditore rekord po regjistrojnë edhe vendet e Europës ndërsa kontinenti i vjetër përballet me valën e dytë të pandemisë. Italia, Gjermania, Greqia, Spanja e shumë vende të tjera kanë nisur tashmë të prezantojnë masat e reja shtrënguese anti-Covid. Franca ndërkohë u bë vendi i parë që rivendos karantinën kombëtare për të luftuar virusin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *