• |
ide | kryesore

Vdekja e 3 minatorëve/ Flasin fqinjët: Janë të varfër, pa nënë e babë. T’i ndihmojë shteti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ndodhi në galeritë e kromit në Selishtë të qarkut Dibër. 3 minatorë humbën jetën në minierë.

Ata humbën kontaktet me familjen dhe pas disa orësh trupat e tyre gjetën të pajetë në thellësi të minierës në Selishtë nga ana e grupit avari- shpëtimit.

Viktimat janë një inxhinier dhe pronari Ismail Hoxha nga Peshkopia dhe dy minatorët nga Bulqiza.

Dyshohet se shkak i humbjes së jetës u në gazrat e minierës. Një prej viktimave 55 vjeçari Fatos Çesku 55 vjeç kishte vetëm një muaj që punonte ne Selishte.

Viktima tjetër Rexhep Rushiti 33 vjeç kishte humbur më herët edhe të ëmën në një incident të ngjashëm por në pirgjet e kromit në Bulqizë, shkruan Top Channel.

Ndërkohë fqinjët e tyre për ngjarjen në fjalë thanë se: janë familje varfër shumë, pa nënë pa babë. Janë jetima krejt, t’i ndihmojë shteti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *