• |
ide | kryesore

VIDEO/ Akuza për tenderin 5 milionë euro, ministri largohet nga emisioni

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Ekonomisë së Kosovës, Blerim Kuçi është larguar nga debati televiziv në RTV Dukagjini pas një diskutimi të nxehtë me gazetarët rreth një tenderi 5 milionësh që është raportuar se e ka fituar kompania ku vetë Kuçi është pronar.

“Duhet të më ftoni një herë tjetër për të biseduar për tema tjera. Sonte kam ardhur të flas vetëm për çështjen e tenderit”, – ka thënë ai dhe është larguar.

Kuçi ka paralajmëruar se do ta shqyrtojë pozitën e tij si ministër nëse Agjencia Kundër Korrupsionit gjen konflikt interesi.

“Në qoftë se Agjencia Kundër Korrupsion e vërteton se ekziston konflikti i interesit, unë e shqyrtoj pozitën time si ministër”, ka deklaruar ministri Kuçi. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *