• |
ide | kryesore

Vrasja e ish-policit në Tiranë, SPAK gozhdon porositësin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Rëndohet pozita për Blendi Tetën, një prej personave të akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos pranë zonës së Xhamllikut më 27 gusht të vitit të kaluar.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që të ndryshohet akuza nga “vrasje me paramendim” në “vrajse për hakmarrje”.

Të pandehurit i është dhënë 10 ditë kohë për të bërë kundërshtimet me ndryshimin e cilësimit të veprës penale.

Vetë Teta nuk ka qenë i pranishëm në seancë. Seanca e radhës pritet të zhvillohet në datën 3 nëntor.

Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *