• |
ide | kryesore

Zhang, krenar për Interin e tij: “Objektivi është të fitojmë”

-Instant, Sport



Bota e futbollit po përballon krizën më të rëndë në historinë e tij për shkak të pandemisë së Covid-19, por shoqëritë profesioniste të nivelit të lartë po studiojnë mënyrën për të mos u rrëzuar. Për Inter një mënyrë mund të jetë duke u kthyer të fitojë në fushë: “Për të zgjidhur problemet duhet ti analizojmë me radhë – ka komentuar presidenti zikaltër Steven Zhang -. Jam krenar për punën e bërë deri tani nga Inter, por celësi është të fitojmë, duke marrë rezultate në terma trofesh e në ambicje financiare”.

Në të ardhmen të gjithë shoqëritë duhet të studiojnë një model të ri për të gjeneruar të ardhura në kontekstin social që do të jetë revolucionarizuar thellësisht pas pandemisë: “Sigurisht është një ndryshim i madh – vazhdoi Zhang – e është e qartë se buxheti e fitimet do të influencohen. Duhet të mendojmë në periudhë të gjatë, teknologjia e inovacioni do të jenë zgjidhje për të përfshirë më shumë konsumatorët, ndoshta me një projekt jo ngushtësisht të lidhur me futbollin”.

Një ide që është kthyer e fortë është Superliga europiane: “Jam gjithnjë në favor të idesë për të përmirësuar e zhvilluar produktin tonë. Do të ofrojmë produkte gjithnjë e më të evoluuar e kompetitivë”.



1 Comment

  1. Interi,por edhe te tjera skuadra italiane,por qe ne fakt nuk jane “italiane”sepse kane shume lojtare te huaj,bile edhe Presidentin,nuk e kane italiano vero.;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *