• |
ide | kryesore

Aksident i trefishtë në Fushë Prezë, 6 të plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Prezë. Pranë vendit të quajtur Ura e Gjolës janë përplasur tre automjete ku si rrjedhojë kanë mbetur të plagosur 6 persona.Sakaq, policia bën të ditur se të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.10.2020, rreth orës 18:20, në Fushë-Prezë, pa shkuar tek Ura e Gjolës, janë përfshirë në aksident 3 mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 shtetas me inicale M.B, K.B, L.H, B.H, M.H dhe B.Z., të cilët janë dërguar në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *