• |
ide | kryesore

Imagjinoni se ç’na pret mandatin e tretë

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Këmbëngulja për të votuar ndryshimet përfundimtare në kodin zgjedhor, pa përfillur paralajmërimet më të forta që Brukseli i ka bërë deri më tani qeverisë socialiste, nuk përbën ndonjë surprizë. Ajo është në logjikën e gjërave dhe brenda strategjisë me të cilën po sillet Rama për të grabitur 25 prillin. 

Hapat që ai ka hedhur deri më tani janë koherente me njëra- tjetrën. 

Fillimisht, ai vendosi të ndryshojë në mënyrë të njëanshme rregullat e lojës për zgjedhjet, duke thyer një traditë që nuk e kanë prekur dot as Ramiz Alia, as Sali Berisha dhe as Fatos Nano, atë të vendosjes së tyre me konsensus mes palëve.

Pra, që këtu ai zgjodhi të jetë, njëkohësisht, edhe lojtar në fushë edhe arbitër i ndeshjes. 

Me këtë logjikë vazhdoi më tej. Kur sipas marrëveshjes politike që kishin bërë, në 14 janar, opozita i kërkoi që ndryshimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor t’ia çonin për t’i marrë mendim OSBE- ODHIR, socialistët u telendisën me justifikimin qesharak se nuk mund t’i drejtoheshin një pale të tretë, të paanshme, pasi PD dhe LSI, nuk kishin dorëzuar një draft për atë që propozonin.

Lexo më tej:

Faktet/ 7 gënjeshtrat e Ramës për grabitjen e zgjedhjeve

Këta të fundit e luajtën bllofin deri në fund dhe e hartuan draftin, por PS e mori atë dhe e hodhi në plehra, duke mos pranuar që konflikti të zgjidhej nga një gjykatës i paanshëm.

E njëjta fabul u përsërit edhe së fundi. Pasi presidenti i ktheu me dekret ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ai e shoqëroi aktin e tij me një kërkesë që Komisioni i Venecias të jepte opinion se cili kishte të drejtë. Edhe këtu Rama, me argumenta po aq qesharakë sa ato me të cilat Gjiknuri refuzonte gjykimin e OSBE- ODHIR-it, pretendoi se nuk kishte kohë të pritej Venecia. Megjithëse të gjithë specialistët e zgjedhjeve e hidhnin poshtë teknikisht justifikimin e mungesës së kohës, ndonëse edhe komisioneri për zgjerimin Oliver Vahrelyi dhe zëdhënësia e BE, Pisonero, e paralajmëruan të mos vazhdonte përpara pa pyetur, Rama u mbështet tek 94 votat e sigurta që ka në kuvend.

Rama 94 vota kundër BE/ Si ra alibia e kryeministrit për mungesën e kohës

Pra, po të shihet mënyra se si kryeministri po sillet me zgjedhjet, asaj i shkon më së miri ajo batuta e filmit: “topi është i imi, penalltinë do ta gjuaj unë”. Rama vendos vetë për gjithçka, duke mos e pranuar se është njëra nga palët, po duke u sjellë edhe si konkurues edhe si juri. Ai i cakton në mënyrë jo konsensuale rregullat e lojës dhe nuk pranon që askush ta gjykojë për hilet që bën, qoftë ky ODHIR, apo qoftë ky Komisioni Venecias.

Dhe këtu nuk është vetëm halli i zgjedhjeve. 

Ushtrimi i një pushteti pa arbitër dhe pa kontroll është linja unike e pandryshuar e 8 viteve qeverisje të Edi Ramës.

Ai është i vetmi kryeministër që pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar duke shmangur pasjen mbi krye të një Gjykate Kushtetuese.

Ai është i vetmi lider shumice, që i urren aq shumë mediat kritike dhe ato që investigojnë skandalet e tij, sa ka prodhuar një ligj që po ia rrëzojnë kokë e këmbë edhe OSBE edhe Këshilli i Europës.

Ai është i vetmi udhëheqës i këtij vendi që ka zhvilluar në këto 30 vite zgjedhje moniste dhe pa opozitë.

Ai është i vetmi kryetar PS-je që zhduku nga kjo parti zgjedhjet për kryetarin.

Ai ka dy mandate që vendos, tek pullë, pa garë dhe pa rregulla se kush do djegë plehërat, se në cilën parajsë fiskale do përfundojnë paratë e Unazës së re, se te cila kliente e tij do bëjmë analizat.

Ka edhe më shumë. Po ai përcakton se cila kullë do ndërtohet në Tiranë me paratë e naftës, cila me ato të frigoriferëve dhe cila me ato që vijnë nga trafiku i drogës.

Po ai vendos edhe nëse janë ngelësa apo ekselentë studentët që i protestojnë kundër, nëse janë aktorë të talentuar apo recitues mediokër aktorët që mbrojnë teatrin, nëse janë të aftë të vrapojnë apo thjeshtë çapiten në fushë, futbollistët që nuk fillojnë kampionatin, nëse janë të gënjyer apo të mirëinformuar eurodeputetët që e kritikojnë, madje madje edhe se në ç’orare kanë të drejtë të dalin nga shtëpia pensionistët apo gratë shtatzënë, në kohë pandemie.

Pra, në këtë që ka ndodhur, nuk ka asnjë surprizë. Për Edi Ramën, për mënyrën se si ai është sjellë në pushtet është krejt e natyrshme që t’i caktojë vetë rregullat e lojës për garën zgjedhore dhe të refuzojë gjykimin e çdo lloj arbitri që mund t’i denoncojë dredhitë që po bën. 

Kjo është rruga e vetme që ai ka për të mbëritur tek mandati i tretë që po e kërkon me çdo çmim. Por kjo është edhe mundësia e vetme për të gjithë të tjerët për të kuptuar se ç’do të ndodhë me jetët e tyre nëse ai e arrin këtë, duke ushtruar një pushtet të pamatë, pa fre dhe pa kontroll.  

©Lapsi.al



45 Comments

  1. Bukur Bushat por gamorit plak ose gerdalles plak i ka ren bytha, i kan ren dhembet, e kan len kembet, plus po i han teper bytha keshtu qe kot e ka, hunda ka per te ju ber me e madhe se ne vitin 94 a 95.

  2. Nuk arrij te kuptojne si nuk reagojne keto palaco ambasadoret te USA dhe BE per nje satrap te ri qe po lind ne ballkan.
    A jeni diplomat e perfaqesues te qeverive tuaja apo vetem merrni rrogen e taksave te popujve tuaj.
    Turp

    1. NESE RAM PALLOSHI MERR MANDATIN E TRETE DO TE THOTE FITORE PER SHQIPTARET . SEPSE KJO SJELL FUNDIN E STAUSKUOS 30 VJEÇARE TE KETYRE POLITIKANEVE TE SOTEM DHE HAP PRESPEKTIVAT PER NDRYSHIME RADIKALE DHE RRJEDHIMISHT PROSPERITET PER SHQIPERINE DHE SHQIPTARET

          1. Po si merr fund status quoja e këtyre politikanëve të sotëm, duke qenë përsëri rama në pushtet o idiot!!!!

          2. Eshte e thelle ajo qe shkruan me germa te medhaja ky i paemer . Vraje pak materien gri . Do riciklimin apo fundin e tyre?

  3. ISHALLAH E RREN MENJA PALLOSHIN DHE VAZHDON KESHTU …. DHE FITON . KJO DO SJELLI FITOREN E E PASHMANGSHME PER SHQIPTARET . NDRYSHE KEMI VETEM STATUSKUO DHE HELLIN NE BYTHE PER NJA 20 VJET TE TJERA .

  4. Ne kete terexhe qe eshte sot nuk eshte faji i Rames,por i atyre qe mesuan opoziten te dorehiqet nga parlamenti.
    Mesues i keq,shume i keq solli nje diktator qe lindi i ri.
    Rama duhet te iki medoemos,por nuk e lene Meta me Bashen sepse po iku Rama duhet te ikin dhe keta dy te tjeret.Por Meta do te vdese ne pushtet tamam si ushunjeza qe ngjitet ndaj shtetit,Basha eshte kungull dhe keshtu Rama livadhis .
    Rama do te iki por jo si humbes por si fitues dhe kerkon harac per kete.Haraci eshte se Rama behet pale dhe e le pushtetin duke e ndare me te tjeret,.
    Sali cjapi ne 1997 u betua si President tek pulle,pa opozite dhe pa Europe dhe amerike.Shqiperia u shkaterrua ,por Saliu ngeli pale sepse ishte president dhe dha doreheqjen me kushte shume te forta.Pra nga jenicer u kthye ne komandant.Kjo eshte puna.
    Derisa te kemi Meten qe betohet ne Para zor se Rama iken.Sejcili ruan bythen e vete.
    Kurse populli eshte ky qe ka qene edhe me pare.

    1. Ka shumë idiotë si ti që mendojnë se fajin e ka më shumë Saliu me Metën, prandaj shumica e idiotëve qelbësira e sollën Shqipërinë në këtë gjendje.

    2. Mesa dij unë , këtë “librin” e Blushit Rama e përdori në WC si letër higjenike.
      Kaq shumë të paska pëlqyer ky funksion ?

  5. Une kame thene te pakten 1000 here ketu ne kete portal kame komentuar qe Rame nuk e do europen nuk ka lidhje me europen ky perfundimisht po istalon sistemin e vet dhe nje dite do te yhote ne hame bare dhe doren sja shtrim kujte.Ai keta ka ne mendje dhe zemer ai eshte PREGATITUR NENEURAT E PARISIT NJESOJ SI ENVERI PO NENURAT E PARISIT .Per te u nisur drejt rusis ,Kjo nuk eshte e larget .

  6. qe nje gazetar te jete i besueshem duhet te flase perhere te verteten. edhe ky shumicen drejt i ka por si me pak skuthllek thote se ‘rama beri zgjedhje moniste ne 2019. e pavertete. zgjedhjet jane moniste kur kemi regjim njepartiak. kurse ne 2019 opozita zgjodhi mos te hynte ne zgjedhje se ashtu ja dha, por kjo si ben zgjedhjet ‘moniste’ ne kuptimin klasik.

    jemi shume keq ne gazetari

  7. 8 vjet po e njejta kenge.
    Rama genjen nderkombetaret.
    Rama mashtron ambasadoret.
    Nderkombetaret ultimatum Rames.,…

    E moret me qafe lylin mekto anal iza

    1. Ky “lyli” mos është gjë ndonjë shoku tënd i trafikut të drogës që po ja shtrembëron emrin ?
      Ka një emër 100% shqiptar, Lulzim Basha. Është lider i qindra mijë shqiptarëve demokratë .
      Ti ku e rreshton veten, ?
      Në krimbat enveristë apo kriminelët drogistë ?
      Janë mediat më të më mëdha të botës që ja nxorën në shesh Ramës maskarallëqet që ka bërë me zgjedhjet.
      Janë shërbimet e fshehta të SHBA e BE që kanë raportuar se në qeverisjen e Ramës po pastrohen me ndërtime kaotike miliarda euro para droge e Shqipëria është rikthyer përsëri si një ndër vendet me korrupsionin më të madh në botë.

      1. O lale, po ti nxirre koken nga bytha Berishes dhe shiko njehere rrotull.

        Lylja, boni turizem neper europe ne kohe te protestave dhe sia hapi njeri deren. Po fare fare. As nuk mbajti pergjegjesi e as ka deklaru qe do largohet po humbi zgjedhjet.

        Nderkohe Ramazoni gjate eshte kryetar i OSBE
        Boni reformen ne drejtesi si desh bytha.
        Boni zgjedhjet dhe i fitoi 100%.
        Ndroi kushtetuten. Te gjitha me miratimin e nderkombetareve.

        1. Kryetari i OSBE që ka frikë të marë mendim nga OSBE për marrëzitë e tij.
          Nuk ka sepse të shtrembëroh emrat në “Lylja” apo”Ramazon”.

          Rama ka një akuzë me fakte se me emrin Edvin ka shitur në Paris ikona të vjedhura, e për këtë aesye e ndroi emrin në Edi.
          Për ty qenka perëndi “Ramazoni” se do që të mbajë pushtetin me çdo kusht e po ja “hedh” të gjithëve.
          Edhe Enver Hoxha e mbajti pushtetin me dhunë e krime deri sa vdiq, po çfarë fitove ti si shqiptar ?

  8. Si mendoni, cila eshte arsyeja e projektimit te flamurit turk mbreme tek Universiteti? U projektua pa qellim? Jo. Eshte nje kerkese per ndihme tek sivellau Erdoan. Ky do ta coje Shqiperine drejt Lindjes dhe nuk ka asnje lidhje me perendimin. Harrojeni Europen. Edhe pak dhe BE s’do i pranoje shqiptaret. Perpara drejt diktaturave lindore

  9. E ke qarë o Bushat këtë shkrim e ja ke përmendë Ramës gjithë marrëzitë e tij.
    Veç ke haruar edhe një “vogëlsirë” që e plotëson portretin e tij.
    Ke haruar se ndonëse janë akuzuar të gjithë politikanët shqiptarë njëlloj për “vjedhje votash”, Rama është i vetmi që është kapur me presh në dorë nga mediat më të mëdha të botës, Zeri i Amerikës, Bild e media të tjera.
    E kam fjalën për përgjimet e zgjedhjeve me emrin “brekët me vrimë të Xhelilit”, dhe zgjedhjet e “Gjushit me duar akullore”

  10. YMER GELBAZA KELLIRA JA PUBLIKOJ DOSJEN EDI RAMES,TANI LEH SI ZAGAR I TREDHUR ,BILES EDHE CARLO BOLJA BOLINO DHE BATON HAXHIU I KA TREDHUR EDI RAMA thotë:

    OR ZOTI BUSHATI QKA MENDON TI KY GREGU ESHTE VELLA I EDI RAMES APO DJALI I EDI RAMES

  11. NE RAST SE ALBIN KURTI BEHET KRYEMINISTER DHE DITMIR BUSHATI PRESIDENT I KOSOVES,DHE EDI RAMA NUK MUNDE TI VJEDHE ZGJEDHJET PRAP NE PRILL,YMER GELBAZA KELLIRA CARLO BOLJA BOLINO KOL SALLAKU SKYPE,SKENDER KURVA MINXHOZI DHE LORENC VANGJELI DHE BATON HAXHIU DO TE VARIN VETEN E TYRE NE MES TE TIRANES NGA INATI DHE MLLEFI

  12. Po Meta durohet edhe 20 vjet te tjera?????????
    Rama fiton dhe Meta hiqet dhe luli iken.
    Rama humbet dhe Meta behet K/min.Luli iken.
    Luli fiton,Meta fiton dhe Rama iken.Rama fito,,Meta fiton dhe luli fiton.
    Kush rri e kush iken?
    Popelli eshte si te duash,gjithmone i pakenaqur.

    1. Unë nuk dij që në Shqipëri, veç Enverit e PPSH të ketë ndenjur në pushtet 20 vjet një njeri apo një parti e po kështu në perëndimin demokratik.
      Edhe mund të qëndrojë në pushtet me shumicë votash në demokracinë perëndimore në pesë mandate nga katër vjet. ama liderët e partisë ndrohen.
      Edvin Raa është i vetmi që ka ndenjur në pushtet 11 vite si kryetar bashkie i Tiranës e 8 vite si kryeministër , pra plot 19 vite.
      Ai do që të rijë edhe 4 apo 8 vitet të tjera.
      Ndërkaq Basha ka kërkuar se ashtu siç veprohet në SHBA me presidentin që luan edhe rolin e kryeministrit, që asnjë të mos zgjidhet në Shqipëri më shumë se dy mandate si kryeministër.
      Në fakt unë do të isha për diçka tjetër :
      Dihet se çdo parti në zgjedhje vjen me premtime konkrete për qeverisje.
      Këto premtime duhet të afishohen në sallën e parlamentit, e në fund të mandatit një komision miks i parlamentit, do të verifikoje se sa janë realizuar këto premtime.
      Sigurisht fjala është për verifikimin e premtimeve me shifra apo për shërbime publike të premtuara falas..
      Për Shqipërinë,si një vend që e ka humbur pa e kapur dot shtetin ligjor demokratik, nuk do të ishte keq që për nja 10 mandate qeverisje, zgjedhjet të mos i liheshin qeveriive për administrim , por ato të administroheshin e kontrolloheshin nga drejtësia në bashkëpunim me institucionin ndërkombëtar ODIR, sigurisht me një fond buxhetor të miratuar nga parlamenti.
      Së dyti, nga historia e piktorit amator Adolf Hitler e bojaxhiut dymetrosh shqiptar Edvin Rama, duhet që me kushtetutë të vendoset që kryeministri duhet të jetë me profesion ose ekonomist, ose jurist ose sociolog me njohuri me këto dy profesione.

    1. O fshatari Lym !
      Po çfarë e di “popullin” ti more i mjerë ?.
      Ndonjë maune me thasë të mbushura me kanabis ?

  13. Kjo manover e shemtuar do ndalej vetem nese do kish ndergjegje qytatare dhe zemer djaloshare duke dale masivisht dhe rrethohej parlamenti diten e votimit. Sdo kish guxuar njeri te votonte te tilla ndryshime te njeanshme per te qendruar me pahir ne pushtet. Sa per venecian e nderkombetaret vereni ujin ne zjarr e prisni se do vijn e te na nxjerrin nga bataku. Ata sherbetorin e tyre e kane gjetur me kohe dhe nuk duan ta ndryshojn, prandaj mos ju genjej shume mendja se vjen shpetimi prej tyre. Ose pranoni fatin ose rrebelohuni per te drejtat e lirite tuaja duke mposhtur friken njeher e mire. Rrruge tjeter zor se gjendet.

  14. 100% dakort. Ky psikopat e ka ndare mendjen, do t’i vjedhe zgjedhjet. More a keni degjuar gje per planin e Sorrosit per boshatisjen e Shqiperise? A e dini se Olsi Rama dhe Gaz Demi kane blere nje goxha toke ne Miull-Bathore per te ndertuar Chinatown? Apo jane thjesht teori konspirscioni? Po sikur te jete e vertete? Ja, kesaj duhet t’i dale perpara opozita
    Perndryshe u boshatis Shqiperia per t’u mbushur me kinez e me arab.

  15. C’mund te presesh nga nje hajdut, tradhtar, drogmen, crazy, neokomunist, genjeshtar, 666?

    XXX me shumice nga neosaliu i socialdhjerve

  16. Mandat i trete per Ramen, e lehte per tu imagjinuar!
    Ekonomi qe perplaset me fundin e humneres.
    Kolaps financiar nga dara e Borxhit Publik,
    …dhe natyrisht perralla me Anti-KCK Live nga Surreli!

  17. Zgjedhjet do jene votim plebishitar Anti-Rama!
    Shumica absolute po heq te zite e ullirit e nuk ka pare asgje te mire nga qeveria Rama…perjashto ketu vetem ato qe kane marre tendera e koncesione prej tij.

  18. poplli i tirones osht me Qazimin qe e rripte te gjalle.
    Amon o popell meno si gjeneral,jeto si burgosur dhe vazhdo si demokrat ‘
    Vec Moni i bo tetrbiet keta.

  19. E gjithe kjo analize e Bushatit permblidjey ne pergjicjen qe i dha doçi nje gazetareje franceze nja njevit e ca me pare kur, ky renacak po i pirdhte per sukeset e tufes hajdute qe drejton..
    Ajo me ne fund e pyeti: Megjthe keto arrivé e sujet se qe ju thoni, si spjegohet qe ne Shqiperi eshte rritur varferia? Doçi pa ju tremb syri u péruvien; Shqiptaret nuk po vdesin per buke…. Pra e ka thene se çi pret
    shqiptaret po mori muti nje mandat te trete; do vdesin nga urija…. Kete tha qeni i rrugeve.

  20. C’dreqin keni more, ju kam dale borxhit me kohe!
    Ju thashe qarte – Nuk keni pare gje akoma!
    Kam dale edhe pa breke ne plazh publik!
    Edhe te dal e te deklaroj – Jam i cmendur – prap do marr vota se ja marr mendjen me ca romuze!
    E pra, jam une i marre a jane marrosur votuesit?

  21. Mandati i trete?! Ska me qofte ke daja! Cunat e Vlores te punojne, per te bere qejf dhe pire kafe cunat e Tiranes…Sthot kot ai!!!…..

  22. Duke parë të gjithë këto unë e kuptoj pse Sali Berisha përdor një ligjërim halucinant me burgje e krime. Në fakt ashtu i lexon pretencën vetes së tij.

    Edi Rama është i pari kryeministër që e rilindi Tropojën dhe Veriun. Ka pak rëndësi sesa investime janë bërë në atë zonë. Edi Rama është kryeministri i parë i tranzicionit që nuk dërgoi plumba në Tropojë e në Veri, por dërgoi investime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *