• |
ide | kryesore

Autoritet zbulojnë një të dyshuar tjetër për sulmin në Nicë të Francës

-Instant, Lajme, Planet



Hetimet për sulmin e tmerrshëm nga tuniziani që vrau tre persona në një kishë franceze kanë zbuluar një të dyshuar të ri. I dyshuari është vendosur në paraburgim këtë të premte, ndërsa Franca ka ngritur alarmin mes tensioneve fetare dhe gjeopolitike. Myslimanët kanë mbajtur shumë protesta kundër Francës, ndërsa të tjerë kanë vendosur lule, mesazhe dhe qirinj në hyrje të bazilikës së Notre Damit në qytetin e Nicës, ku ndodhi sulmi me thikë i së enjtes.

Sulmuesi, Ibrahim Issaoui, u plagos rëndë nga policia dhe u shtrua në spital në gjendje të rëndë për jetën, thanë autoritetet.  Ndërsa sa i takon të dyshuarit të ri, ai është një 47-vjeçar që besohet të ketë qenë në kontakt me sulmuesin një natë para sulmit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *