• |
ide | kryesore

Basha: Qytetari nga Korça më tregoi se e mori rezultatin e tamponit pas 8 ditësh

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lexuar në konferencë me gazetarët mesazhin e një qytetari nga Korça, i cili shprehej se mesazhin për tamponin e ka marrë pas 8 ditësh.

Qytetari i kishte shkruar Bashës se ditën e djeshme duhet të kishte bërë tamponin e dytë, por ka marrë përgjigjje se ai tampon mund të mos bëhet fare.

”Po ju lexoj një mesazh, para dy ditëve më ka ardhur pas konferencës bashkë.

Z/kryetar unë që po ju shkruaj jam (emri i plotë), kemi dy javë pozitivë. Jemi të regjistruar në Spitalin Infektiv të Korçës. Rezultatin e morëm pas 8 ditësh. Na erdhi Policia që mos na linte të dilnim jashtë. Dje duhet të kishim bërë tamponin tjetër, na thanë nuk tampona, madje ka mundësi mos bëhet fare tamponi i dytë. Mjekët janë të mrekullueshëm, por spitalet janë si kazerma ushtrie. S’ka kushte”, tha Basha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *