• |
ide | kryesore

Detaje nga tërmeti në Egje/ U ndie deri në 4 shtete përfshi Shqipërinë, paralajmërohet cunam

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tërmeti me magnitudë 6.6 i shkallës Rihter këtë mesditë në ishullin grek të Samosit është ndjerë në katër shtete, më së shumti në Turqi e Greqi, por edhe në Bullgari deri edhe në Shqipëri.

Banorët e ishullit grek janë të gjithë në rrugë teksa dëme të mëdha raportohen në Izmir.

Po ashtu lëkundjet filluan me 4.6 Rihter derisa të njëpasnjëshme kapën rreth 7 Rihterin fatal. Sipas ekspertëve grekë, tërmeti ishte sipërfaqësor teksa është parlajmëruar për cunami të vogël.

Në fakt, deti në ishullin Samos dhe përreth ka nisur të tërhiqet duke marrë me vete dhe anijet kurse në disa pjesë të tjera ka marrë përpara rrugët duke hyrë në brendësi të qendrave të banuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *