• |
ide | kryesore

Dua Lipa publikon poza provokuese nga xhirimet e klipit të ri (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Dua Lipa publikoi të premten bashkëpunimin e saj më të ri me artisten e njohur belge Angele.

“Fever” mban titullin kjo këngë, e cila përkthyer në shqip do të thotë “ethe”. Kënga është pritur shumë mirë nga fansat, ndonëse është publikuar për momentin vetëm në versionin audio. Së shpejti pritet të publikohet edhe klipi, xhirimet e të cilit janë kryer në Londër pak ditë më parë. Ka qenë vet artistja Lipa, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi atraktive nga xhirimet e kryera me artisten belge. Dua dukej mjaft provokuese në prapaskena, teksa shfaqej me një kostum transparent, duke vënë në pah linjat trupore.
“Momente të ëmbla gjatë provave të xhirimeve, por më e rëndësishmja ‘dëgjoni Fever’, më thoni çfarë mendoni”, ka shkruar 25-vjeçarja në mbishkrimin e fotografive.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *